Rigjallërohet tregtia e jashtme: Në qershor u rritën importet dhe eksportet

Rihapja e aktivitetit ekonomik në muajin qershorka sjellë sinjale pozitive në tregtinë e jashtme pas goditjes që mori nga pandemiae koronavirusit.

Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT,importet shënuan një rimëkëmbje me 16% krahasuar me muajin maj, me një vlerëprej 52 miliardë lekësh, duke ju afruar edhe nivelit të vitit të kaluar me njëdiferencë prej 2.8%.

Mallrat që e kanë ndjerë më pak krizën në këtëperiudhë janë ato ushqimore të cilat janë të vetmet ku është shënuar rritje me0.6 për qind krahasuar me gjashtë mujorin e vitit të kaluar.

Në raport thuhet gjithashtu se eksportet emallrave kanë arritur vlerën e 23 miliardë lekëve me një rritje prej 7.3%krahasuar me një muaj më parë.

Megjithatë, për shkak të muajit mars dhe prillkur u vendos ndalim qarkullimi, shifrat janë ende larg nivelit të vitit tëkaluar pasi rezultojnë me një rënie prej rreth 10%.

Kjo krizë është akoma më e thellë nësepërfshijmë gjashtë mujorin ku tkurrja arrin në nivelin e 18%.

Efektin më të më të madh e ka dhënë rënia eeksporteve në fasoneri.

INSTAT bën me dije se deficiti tregtar përgjatëmuajit qershor është 29 miliardë lekë me një rritje prej 3.8% krahasuar me tënjëjtën periudhë të një viti më parë.

Për gjysmën e parë të vitit deficiti rezulton merënie 11.8% duke arritur në vlerën e 146 miliardë lekëve.

Vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen mëtë madhe të eksporteve janë Kosova, Gjermania dhe Maqedonia e Veriut ndërsauljen më të madhe me Spanjën dhe dy shtetet fqinje, Itali dhe Greqi.