Dy raste me koronavirus në Finiq, u infektuan në Greqi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Gusht 2020, 22:39
Dy raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në Sarandë. Bëhet fjalë për dy persona nga fshati Kulluricë, Bashkia Finiq.
Ata kishin pak ditë që kishin ardhur nga Greqia, ku dyshohet se edhe janë infektuar.
Ka nisur hetimi epidemiologjik i rasteve ndërkohë që të dy pacientët janë të karantinuar.