Shpërthimi në Beirut, Shqipëria solidarizohet me familjet e viktimave dhe të plagosurve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Gusht 2020, 22:37
Pas shpërthimit të tmerrshëm të regjistruar pasditen e sotme (4 gusht) nëBeirut ku kanë mbetur të vdekur dhjetra persona dhe mbi 3 mijë të plagosur, kareaguar Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta.
Përmes një postimi në Facebook, Meta u ka shprehur solidaritetin familjevetë viktimave dhe personave të plagosur.
"Mendimetdhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe të lënduarit nga shpërthimitragjik në Bejrut! Solidarizim me popullin e Libanit" - shkruan Meta nëFacebook.
Edhe Kryeministri Rama ka shprehur solidarizimin me popullin e Beirutitpas shpërthimit vdekjeprurës.
"Çfarëlëndimi e trishtimi! Vdekje, plagosje, shkatërrim që le pa frymë e pafjalë!Ngushëllime e solidaritet me popullin e Libanit" - shkruanRama në Twitter.