Sulmi ndaj “Ora News”, reagime të shumta nga në “Ora Juaj”, qytetarët: Absurde goditja e medias kritike
Teleshikues të shumtë janë solidarizuar metelevizionet Ora dhe Ora News, një ditë pas rrethimit me forca policie nëambientet e punës së gazetarëve. Qytetarët e quajtën absurde faktin që goditetnjë media e cila është pranë tyre çdo ditë duke ngritur shqetësim dhe dukekërkuar zgjidhjen e problemeve që ata kanë.
Një ditë pas rrethimit me policë në ambientete Ora News, qytetarë të shumë për një çast problemet e tyre të përditshme dhedenoncuan në emisionin e mëngjesit “Ora Juaj” atë që e cilësuan si shantazhndaj një medieje të ire, e cilakontratën e ka me të vërtetën dhe publikun.
“MirëmëngjesKlodi. Lum populli që të ka. Unë jam një minator, që kam ngelur invalid para 20vitesh dhe e vetmja dritare që ka ngelur e hapur për t’i bërë një ajrosjepopullit është Ora News. Turp t’i vijë shtetit që na fut kështu në burgim si nëkohën e komunizmit. Turp, turp të ketë, le të dërgonte vetëm një polic dhe jo10 makina policie që të bëjë masakër. Prandaj do ju lutesha shumë të mos ju gjunjëzojëpolitika as e majta as e djathta në asnjë moment. Hallall jua bëftë Zoti gjirine nënës dhe bukën që hani me djersën tuaj”,
Teleshikuesit e quajtën sulm të pastër politikgoditjen e fjalës së lirë dhe presionin me forca policie.
“Moslëvizni se jeni një televizion i së drejtës, i ndershmërisë dhe i zgjidhjeve sëhalleve që ju bëni në mëngjes. Atë që duhet ta bëjë qeveria, por ama nuk bënasgjë. Ju keni një meritë të paparë. Ashtu si Becchettin, ta paguajë vetë Ramaharaçin. Le t’i zbrazë ai vetë xhepat se ka frikë. Po të gjithë bëjnë gabime,prandaj duhet të pranojë të shahet kur gabon dhe të lëvdohet kur bën mirë. Nëseka bërë gabim Ndroqi, drejtësia ta gjykojë, por nuk mund të vijë policia nëtelevizion. Kryeministri ka vënë deputetë kriminelë në parlament, si i erdhikeq për këta televizione. Nuk e di ku jetojmë.”
Qytetarët e shikojnë si absurde goditjen policore ndaj një mediaje e cila çdo ditë i ka dhënë zë publikut duke vendosur si prioritet të saj zgjidhjen e problematikave me të cilat qytetarët përballen çdo ditë.
Lexoni të gjitha lajmet:Goditje politike ndaj RTV Ora dhe Ora News