Vrasja e 71-vjeçarit në Rinas, policia në verifikim aktivitetin e familjarëve dhe dy djemve në Itali
Një ditë pas vrasjessë taksistit 71-vjeçar në Fushë-Prezë, policia ende nuk ka një motiv apo autortë dyshuar. Dëshmitarët thonë se kanë parë dy persona që pasi qëlluan shtatëherë mbi viktimën, janë larguar me një makinë tip audi ngjyre blu të errët meportobagazh. Ata janë kujdesur të mos lënë gjurmë duke vendosur armën e krimitnë një qese duke marrë me vete edhe gëzhojat.
Një ditë pas vrasjes së 71 vjeçarit Abdullah budlla, i cilipunonte si taksist informal në Rinas, policia nuk ka ende asnjë të dyshuar përatentatin e ndodhur në zonën e Fushë-Prezës.
I moshuari u qëllua për vdekje me 7 plumba, nga dy autorëttë cilët kanë qëlluar në lëvizje dhe më pas janë larguar në drejtim të Fushë-Krujës.
Budlla me profesion taksist qëndronte në automjetin e tijtip “Renault Skenic”, por një telefonatë e mbërritur në celularin e tij e kanxjerrë në jashtë makinës. Verifikimi i kësaj telefonate besohet nga policia sedo të çojë në gjurmimin e autorëve.
Dëshmitarët flasin për dy autorë të cilët janë kujdesur përtë mos lënë gjurmë në vendin e ngjarjes.
Dyshohet se armën e krimit ata e kishin mbështjellë me njëthes ngjyrë të bardhë, në mënyrë që gëzhojat të zbrazeshin brenda tij dhe jo nëtokë.
Autorët kanë mbërritur pranë kryqëzimit të Rinasit nga rrugae Vorës, ndërsa pasi kanë kryer atentatin janë larguar në drejtim tëFushë-Krujës me një automjet tip "Audi" ngjyrë blu të errët meportobagazh.
Për shkak të shpejtësisë dëshmitarët nuk kanë arritur tëfiksojnë targat ndërsa duket se në zonë nuk ka as kamera sigurie.
Mes të shoqëruarve në polici pas ngjarjes, janë dhefamiljarë të viktimës, të cilët kanë mohuar që 71-vjeçari të ketë paturkonflike.
Ky fakt pohohet dhe nga fqinjët të cilët shprehen se viktimanjihej njeri i qetë dhe pa probleme.
Hetimet janë zgjeruar dhe jashtë kufirit, për të mësuarrreth aktivitetit të dy djemve të viktimës, të cilët jetojnë në Itali.
Autoritetet shqiptare kanë kërkuar informacione nëse atakanë konflikte në shtetin fqinj.