Ish-deputeti i PS-së falenderon mjekët që e rikthyen në jetë pasi u infektua me koronavirus
Ish-deputeti i PS-së në Vlorë Fatmir Toçi disa kohë më parë njoftoi përmes një postim në “Facebook” se ishte infektuar nga koronavirusi dhe aktualisht ndodhej në spitalin Shefqet Ndroqi. Por ditën e sotme ai ka njoftuar sërish përmes një postimi se dje kreu testimin e tamponit të dytë i cili rezultoi negativ.
Postimi i plotë:
“Pas25 ditësh nga testimi i tamponit të parë, dje u krye testimi i tamponit tëdytë, i cili rezultoi NEGATIV?
Kyështë një lajm i gëzueshëm, entuziast e shpresëdhënës, tashmë nuk ka më virusCovid-19 në trupin tim, edhe pse kjo e keqe nuk kaloi pa dhënë një goditje nëmushkëri, të cilën e ka prekur pjesërisht, duke më detyruar të mbetem edhe përca kohë nën kujdesin e jashtëzakonshëm të mjekëve dhe specialistëve të SpitalitUniversitar "Shefqet Ndroqi" në Sauk të Tiranës, ku organizon edrejton me dorë të hekurt prof. Perlat Kapisyzi me stafin e tij tëmrekullueshëm.
Duatë mendoj, dhe besoj, që edhe në qendrat e tjera spitalore, të cilat janëangazhuar në luftën anticovid është i njëjti impenjim dhe të njëjtat rezultate.
Nukgjenden fjalët për të shprehur mirënjohjen dhe falënderimet për këta heronj tëkohës sonë, që i janë përkushtuar me profesionalizëm dhe humanizëm jetës së tëtjerëve, duke harruar shpesh edhe veten e tyre. Me ato që kam parë e shoh çdoditë këtu, fjalët janë të varfra dhe nuk mund të shprehin as të njëmijtën eangazhimit njërëzor dhe të shpirtit të tyre fisnik, për t'ju shërbyer dhe përt'i shpëtuar jetët njerëzore.
Me përulësi përpara tyre, që mu gjenden në ditët më të vështira të jetës sime dhe po më rikthejnë në jetë!???”
