Tiranë, ekstradohet drejt Gjermanisë 24-vjeçari nga Taxhikistani, ngriti një organizatë në emër të ISIS
Ditën e sotme u krye ekstradimi nga Tiranadrejt Gjermanisë, i shtetasit K. Z., 24 vjeç, lindur në Dushanbe, Taxhikistan.
Ky shtetas është kapur më datë 29.04.2020, ngaDrejtoria e Antiterrorit, Tiranë, pas një punë investigative dhe falëshkëmbimit me homologët e antiterrorit në Gjermani.
“Kyshtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden,Gjermani, pasi autoritetet gjyqësore të Gjykatës Federale në Karlsruhe, mevendim Nr. 2 BGs 245/20 datë 21.04.2020, kanë lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtarpër veprën penale “Anëtar i një organizate të huaj terroriste” parashikuar ngaKodi Penal gjerman.” – njofton policia.
Ky shtetas, së bashku me personat e tjerë tëakuzuar, i udhëhequr nga një besim radikal fondamentalist, ngriti një qelizë nëterritorin e Republikës Federale të Gjermanisë.
Kjo qelizë kishte si qëllim që të ndërmerrte"xhihad" në emër të "IS", në kuptimin e një lufte tëarmatosur kundër "jobesimtarëve", në Gjermani dhe jashtë saj, meqëllim kryerjen e sulmeve në Gjermani ose Taxhikistan duke përdorur armë zjarridhe eksplozivë.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiraname Interpol Wiesbaden/Gjermani u bë i mundur ekstradimi i tij drejt Gjermanisë.