Ndahet nga jeta "Partizani i vogël Velo" Konstandin Ropi, heroi që frymëzoi subjektin e filmit
Është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare Konstandin Ropi, heroi i letrarizuar i subjektit të filmit “Partizani i vogël Velo”.
Konstandin Ropi ka lindur në Leshnicë, Vithkuqnë vitin 1930.
Ai mbeti jetim që në moshë të vogël, pasi i uvranë prindërit dhe doli në mal partizan në moshën 12-vjeçare.
Është personazhi real i filmit të Kinostudios“Shqipëria e Re” që u kthye në heroin e filmit “Partizani i vogël Velo”.
Pas Çlirimit ka mësuar në një shkollëekonomike për kontabilitet në vitet 1947 – 1948. Më pas ka studiuar në shkollatushtarake në BS.
Në Tiranë përfundoi Shkollën e Bashkuar tëOficerëve dhe Akademinë Ushtarake. Më pas, kur mbaroi Akademinë Ushtarake shkoime shërbim në Durrës ku shërbeu për shumë vite.
Pas daljes në pension u rikthye në vendlindjenë Korçë.
Konstandin Ropi kishte në zotërim një arsenal dekoratash të marra për veprimtarinë e tij në luftë, si: medaljen e trimërisë, medaljen e flamurit, ndërsa në Moskë është dekoruar nga ish-presidenti rus Boris Jelcin me dekoratën e luftëtarit kundër Nazizmit.
Koco Ropi do të varroset sot në qytetin e Korçësnë orën 14.00.