Berat, nxirrnin pllaka guri në malin e Tomorrit, prangosen 2 persona, në kërkim një tjetër
Ushtronte aktivitetin e nxjerrjes së pllakavedekorative në Malin e Tomorrit edhe pse i kishin pezulluar licencën, kapet dhevihet në pranga administratori i firmës.
Gjatë kontrollit është vënë në pranga edhe njëpunonjës i një subjekti të përpunimit të gurit, ndërsa administratori i këtijsubjekti është shpallur në kërkim.
“Ngaspecialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar u bëarrestimi në flagrancë i shtetasve: D. L., 26, vjeç, banues në fshatin Novaj,Skrapar, administrator i një subjekti që i është revokuar licenca e ushtrimitte aktivitetit, me objekt veprimtarie “Grumbullim, përpunim dhe tregtim igurëve dekorativë”; S. K., 40 vjeç, banues në Poliçan, punonjës i një subjekti;Si dhe u shpall në kërkim shtetasi S. Q., 61 vjeç, banues në Tiranë,administratori i subjektit.” – njofton policia.
Në vendin e quajtur “Qafa e Sqepurit”, policiaka konstatuar dy mjete, njëri pa targa, të ngarkuar me pllaka guridekorative, të nxjerra në Malin e Tomorit, zonë e shpallur “ParkKombëtar", duke dëmtuar habitatin natyror të zonës së mbrojtur.
Dyshohet se këta shtetas materialin e gurit tënxjerrë në mënyrë të paligjshme në këtë zonë e tregtonin duke pasur aktivitetinme status të pezulluar dhe me fatura fiktive.