A do të jenë shqiptarët pjesë e Qeverisë serbe?
Pas zgjedhjeve të 21 qershorit në Serbi, presidenti AleksandarVuçiq dhe përfaqësuesit politikë të shqiptarëve nga jugu i Serbisë, dukej sekishin gjetur një gjuhë të përbashkët për bashkëpunim.
Mirëpo,një pengesë në këtë drejtim u paraqit pas formimit të qeverisë lokale nëBujanoc, një qytet me 12 mijë banorë në jug të Serbisë.
Katërparti shqiptare ranë dakord të qeverisin në Bujanoc, pa pjesëmarrjen e partiveserbe, kështu që koalicioni i Partisë Përparimtare Serbe (SNS), e cila fitoi 10vende dhe Partia Socialiste e Serbisë (SPS) me tre këshilltarë, mbetën nëopozitë.
Ky problem, që u paraqit në nivel lokal, u zhvendosedhe në atë qendror, duke çuar në një ftohje të raporteve.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka kritikuarashpër këtë veprim të forcave politike shqiptare, madje duke deklaruar sehapësira e Serbisë për manovrim në bisedime me Kosovën do të shkurtohet, ndërtë tjera, edhe për shkak të "krijimit të një qeverie të vetme shqiptarekundër serbëve në Bujanoc".
Shteti duhet të zgjidhë problemet
Kreu i Partisë për Veprim Demokratik njëherësh deputetnë Parlamentin serb, Shaip Kamberi, tha për Radion Evropa e Lirë se shteti nëmënyrë që të shmangë tensionet, nuk duhet të ndërhyjë në koalicionet partiakenë mjedise shumëkombëshe, por duhet të angazhohet në zgjidhjen e problemeve tëtyre.
Në Bujanoc, një qytet në jug të Serbisë, 300 kilometralarg Beogradit, që nga viti 2002 pushteti lokal gjithmonë është formuarbashkërisht nga partitë shqiptare dhe serbe.
Në këtë vend, sipas të dhënave të fundit, komunitetishqiptar përbën 65 për qind të popullsisë.
Marrëveshja për formimin e shumicës qeverisëse, pas zgjedhjevetë mbajtura më 21 qershor, u arrit nga partitë shqiptare: Partia Demokratike(PD), Partia për Veprim Demokratik (PDD), Lëvizja për Progres Demokratik (PDP)dhe Alternativa për Ndryshim (AZP).
Tashmë,Bujanoci është ndër komunat e rralla ku Partia Përparimtare Serbe nuk është nëpushtet. Kjo parti do ta formojë Qeverinë e ardhshme të Serbisë.
Nëseancën konstituive të mbajtur më 23 korrik me 25 vota për, Nagip Arifi, kreu iPD-së, u zgjodh kryetar i Komunës së Bujanocit.
Tëpakënaqur me formimin e qeverisë lokale njëetnike, këshilltarët e partive serbeu larguan nga seanca.
Kjondodhi vetëm disa ditë pas takimit për formimin e qeverisë së re ndërmjetdelegacionit të partive shqiptare me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq,në Beograd.
Nëatë takim, shqiptarët shprehën gatishmërinë e tyre për të marrë pjesë në qeveridhe kërkuan këto pozita: ministrin e Vetëqeverisjes Lokale, ndihmësministrin eEkonomisë, Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Arsimit dhe pozicionin epresidentit të Trupit Koordinues.
Megjithatë,pas formimit të qeverisë lokale në Bujanoc, reagimet nga Beogradi kanë qenë tëstuhishme, duke zbehur mundësitë për këtë bashkëpunim.
Qëndrimi negativ ndaj shqiptarëve
ShaipKamberi thotë se shqiptarët e jugut të Serbisë, që nga viti 2001, kur përfundoikonflikti i armatosur, gjenden në “një lloj procesi politik herë të vdekur,herë të gjallë”, duke pamundësuar zgjidhjen e problemeve jetësore.
"Kjo do të thotë që shteti në vazhdimësi shmangte trajtimine shqiptarëve si partnerë të barabartë, duke pasur një qëndrim negativ ndajnesh. Ja, edhe tani po përpiqet të paraqesë formimin e qeverisë në Bujanoc sinjë të keqe të përgatitur nga shqiptarët, në mënyrë që të justifikojë disa hapatë radhës, të cilat ndoshta çojnë në mospranimin tonë si pjesë e qeverisë dhemosfillimin e një dialogu për planin shtatëpikësh që e kemi kërkuar ngapresidenti Vuçiq ”, theksoi Kamberi.
Për Vuçiqin, Bujanoci ështëshantazh
Presidentii Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një prej reagimeve të tij ka sinjalizuar sezhvillimet në Bujanoc mund të rrezikojnë pranimin e mundshëm të shqiptarëve nëQeverinë e Serbisë.
Dukefolur në Radio Televizionin e Serbisë, Vuçiq, më 23 korrik, tha se mungesa epartisë së tij në pushtetin lokal në Bujanoc ishte bërë "me ndikimin eTiranës në mënyrë që ata të mund të shantazhonin Serbinë".
"Përfaqësuesit shqiptarë erdhën tek unë dhe thanë: 'Vuçiq,na integroni në organet shtetërore, na integroni në sistem'. Unë isha i lumturdhe thashë: 'Pa problem, do të mendoj për këtë'. Dhe pastaj të nesërmen shkojnënë Shqipëri dhe atje u thuhet që të formojnë një qeveri pa 42 për qind tëserbëve", tha Vuçiq.
Mitroviq: Pala shqiptare kandryshuar mendim
NenadMitroviq, kryetar i degës së Partisë Përparimtare Serbe në Bujanoc, i thaRadios Evropa e Lirë se, pas zgjedhjeve, ata ranë dakord me PD-në për formimine përbashkët të qeverisë, por më pas, pala shqiptare ndryshoi mendje.
"Sidy parti me më së shumti mandate, ne u pajtuam të formojmë një qeveri së bashkume PD-në. Sidoqoftë, ata u thirrën për konsulta urgjente në Tiranë, dhe pasi ukthyen nga Shqipëria, (Nagip) Arifi na informoi se po hiqte dorë nga koalicionime SNS-në, për shkak të një deklarate politike që i detyron ata të formojnë njëqeveri ekskluzivisht me partitë shqiptare”, theksoi Mitroviq.
Dëshira për të zgjeruar elektoratin
Sidoqoftë, Shaip Kamberi, gjatë bisedës për Radion Evropa e Lirë theksoi se formimi i qeverisë lokale njëetnike në Bujanoc ishte i bazuar nga dëshira për të zgjeruar elektoratin shqiptar, dhe jo për shkak të udhëzimeve nga Tirana. Ai tha se vendimi nuk ka asnjë lidhje me ndonjë qëllim për shantazh.
"Nenuk e kemi fshehur se do të kemi një qëndrim të përbashkët edhe pas zgjedhjeve,për të cilën morëm mbështetje nga Tirana, por kjo nuk është e drejtuar kundërSerbisë. Dëshira jonë është që të zgjerojmë vetë elektoratin tonë dhe jo tëshantazhojmë", tha Kamberi.
Sipastij, partitë shqiptare nuk mund ta shantazhojnë shtetin “pasi ai është më ifortë se ato”.
Pak mundësi që shqiptarët tëfitojnë një ministri
IdroSeferi, një gazetar dhe publicist, i tha Radios Evropa e Lirë se ai ka dyshimenëse shqiptarët do të marrin një ministri, megjithëse sipas mendimit të tij, kydo të ishte një veprim shumë pozitiv për Serbinë, pasi kështu do t'iupërgjigjej akuzave të kahmotshme se ajo i neglizhon shqiptarët.
"Unëmendoj se Qeveria në Serbi duhet t'iu japë një mundësi sepse me vetë faktin sei kanë dhënë fund bojkotit dhe kanë marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare,shqiptarët nga jugu i Serbisë kanë treguar se duan të integrohen nëinstitucionet e sistemit", thotë Seferi.
Ai potencon se Tirana u dha mbështetje shqiptarëve nga jugu iSerbisë për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare në Serbi, dhe se kjo,sipas tij, mund të interpretohet si një ndikim në marrjen e vendimeve të tyrepolitike, por që "sigurisht se ky ndikim nuk drejtohet kundërSerbisë".
"Beogradizyrtar do të duhet të respektojë argumentet e qytetarëve nga jugu i Serbisë dhetë ndikojë në përmirësimin e pozitës ekonomike dhe sociale", tha Seferi.
Aigjithashtu vlerësoi se autoritetet në Serbi nuk duhet ta shohin zgjidhjen eproblemit në atë rajon përmes prizmit të zgjidhjes së përgjithshme të problemittë Kosovës, sepse shqiptarët vendas ndjehen si "një lloj pengjesh nënegociatat midis Beogradit dhe Prishtinës për Kosovën".
Pakicat - pjesë e Qeverisë sëardhshme të Serbisë
Paszgjedhje të 21 qershorit, presidenti Vuçiq ka zhvilluar konsultime me partitë etjera që fituan ulëse në përberjen e re të Parlamentit serb.
Nëmbledhjen e partisë së tij më 31 korrik, Vuçiq deklaroi se zgjedhja e Qeverisësë re të Serbisë, do të ndodhë në fund të gushtit.
Vuçiqka thënë se ai ka biseduar edhe me udhëheqjen e partisë për partnerët emundshëm të koalicionit, duke deklaruar se ekzistojnë katër mundësi në këtëdrejtim.
Siçshpjegoi ai, në të gjitha këto mundësi, partitë e pakicave do të jenë pjesë eQeverisë së Serbisë.
Sidoqoftë, Vuçiq nuk e ka specifikuar se cilave pakica u është referuar në deklaratën e tij./ REL