Sekuestro e SPAK ndaj Rtv Ora dhe Ora News, avokati: Gjyqtarja në "çengelin" e vettingut, prokurorët pjesë e farsës

Gjyqtarja që ka firmosur vendimin për sekuestrimin e RTV Oradhe Ora News, Etleva Deda është shkarkuar nga detyra e drejtueses së Krimeve tëRënda në 2011 si pasojë e një vjedhje brenda institucionit që drejtonte.

Për më tepër kjo gjyqtare është në proces vettingu, dje ështëkonfirmuar nga KPK, dhe mjafton një ankimin nga ana e Komisionerit Publik dheKPA mund ta shkarkojë.

Ndërkohë prokurorët që kanë firmosur vendimin janë të njëjtëtqë firmosën për arrestimin e  dyish-komisionerëve të vdekur.

Janë dy detaje juridike që kompromentojnë gjithë procesin.

Avokati Ledio Braho thotë se gjyqtarja mbahet"peng" me ankimin, pasi është pushteti që vendos do ta ankimojëvendimin e KPK apo jo.

I ftuar në Rtv Ora, ai thotë se edhe dy prokurorët janë pjesëe kësaj farse pasi që nga fillimi i vitit funksionon OFL që do të duhet të kishteproceduar si në rastet e tjera dhe me zotin Ndroqi.

Avokati thotë se ndaj zotit Ndroqi ka vepruar ligjiantimafia, por edhe ky është në fuqi prej 10 vitesh dhe pse zbatohet vetëm tanikur media është fuqizuar dhe ka dalë kundër mazhorancës dhe qeverisë.

Ledio Braho: Në aspektinjuridik çalon shumë gjithë ngjarja. Por lidhur me gjyqtaren duhet të kapim njëmoment, është e vetmja gjyqtare pranë kësaj gjykate që është konfirmuar mevendim të shkallës së parë të vettingut, nuk i është bërë ende ankimi dhepushteti e ka në dorë ti bëjë ose jo ankim.Ky lloj çengeli e mban atë gjyqtaretë japë vendime të tilla.

Vendimi është dhënë nëgusht dhe gjyqtarët caktohen paraprakisht, nuk ka short.Kanë shfrytëzuar këtëmoment për të marrë një vendim të tillë në gusht. E gjithë situata ka qenë eparagjykuar dhe është shfrytëzuar ky moment. Kjo është një procedurë që ështënisur nga drejtoria e përgjithshme e policisë së shtetit. Provat janë mbledhurnga 21 korriku deri me 1 gusht.

Tregon se gjëja ka qenëshumë e shpejtë pikërisht për të arritur në një vendimmarrje të tillë. Patjetërqë edhe prokurorët janë pjesë e kësaj farse. Që nga fillimi i këtij  viti është në fuqi dhe OFL, pse në rastin ezotit Ndroqi nuk ka proceduar OFL siç ka proceduar me çdo person që është nëhetim ose i dënuar me vendim të formës së prerë? Procedura e OFL kërkon që tënjoftojë dhe e justifikon ti pasurinë paraprakisht.Nëse nuk e justifikon dotçohesh në SPAK, në gjykatë për të vendosur sekuestro. Në rastin e SPAK është përdorurligji antimafia për të vënë sekuestro paraprakisht dhe për ta vënë para faktittë kryer.

Shqipëria ka plot sipërmarrësqë kanë para të ardhura nga krimi dhe lëvizin lirshëm nëpër Shqipëri, as OFLnuk u ka bërë gjë, as ligji antimafia nuk u ka bërë gjë. Duket që është një situatëe stisur që nga momenti dhe procedura që është ndjekur.Flagrante është dhefakti që informacionet që jep SPAK ka vite që qarkullojnë në portale të ndryshme,pse pikërisht tani?

Ligji antimafia është në fuqi prej 2010, pas 10 vitesh u kujtuan për të verifikuar pasurinë?! Apo sepse media është fuqizuar dhe ka dalë kundër mazhorancës dhe qeverisë, kjo është arsyeja? Të gjithë elementët e kësaj ngjarje tregojnë se ka prapaskena politike, ka prapaskenë për cënimin e lirisë së medias, është shumë e qartë.

Lexoni të gjitha lajmet:Goditje politike ndaj RTV Ora dhe Ora News