Skemat piramidale në 1997-ën, Malaj: Pasojë e ekonomisë e cila mori ''hak'' ndaj politikës
I ftuar në emisionin ''Ekopolitikë''në ''RTV Ora'', nga gazetari Besart Kadia, ish-Minstri i Financave Arben Malaj,i cilësoi si një moment kritik skemat piramidale në vitin 1997.
Malaj u shpreh, se kjoishte një pasojë e ekonomisë e cila mori hak ndaj politikës.
Arben Malaj: ''Ishte një moment kritik. Në momentin që u ndjenë shqetësimet e para, pati një deklaratë të ish-presidentit Berisha, që paratë e shqiptarëve janë të pastra. Në një mënyrë ose në një tjetër, FMN dhe Banka Botërore reaguan pak me vonesë. Ky ka mbetur një debat i hapur midis qeverisë së asaj kohe dhe institucioneve financiare ndërkombëtare. Pas ngjarjeve të 1996, vjen viti 1997. Po të shikojmë fluksin e rritjes së skemave piramidale dhe dy fondacioneve që u krijuan, ato kanë kulmin e tyre pas këtyre momenteve. U duk sikur gjithçka do kontrollohej nga e njëjta parti. Arriti një moment që, ajo ideja po t'i mbyllim shpejt piramidat se do të humbim pushtetin, krijon atë pasojën ku ekonomia merr hak ndaj politikës.''