Doli me varkë për lundrim, adoleshenti mbytet në ujërat e lumit Drini i Zi

Një adoleshent është mbytur në lumin Drini i Zi ndërsa kishte dalë për lundrim me varkë.

Spitali i Dibrës ka marrë një telefonatë, ku kanë kërkuar një ambulancë që të shkojë për të marrë të mbyturin.

Viktima është nxjerrë nga lumi pa shenja jete pasditen e sotme në afërsi të Luznisë.

"Rreth orës 16.00, Policia e Dibrës ka marrë informacion, se në lumin Drini i Zi, në afërsi të fshatit Selane, është gjetur pa shenja jete shtetasi E. Z., 18 vjeç, banues në Peshkopi, i cili duke lundruar me varkë, dyshohet se është mbytur në lumë".

Nga kqyerja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje.