Burgu brenda burgut, flet avokati i Shullazit: Vendim i padrejtë, do ta ankimojmë

Disa orë pasi janë marrë 7 vendimet e para për të dënuaritdhe të paraburgosurit që janë futur në regjim të posaçëm, ka ardhur dhereagimi  I tyre. Mbrojtës i një prej të dënuarveEmiljano Shullazit ka deklaruar se vendimi është i padrejtë ndërsa ata presintu njoftohet për ta ankimuar.

Shtatë personat të cilët janëtë parët  të cilët kanë provuar sistemin41 Bis,  do ti drejtohen gjykatës për tëankimuar vendimin e Ministres së Drejtësisë.

Avokati i një prej tyreVladimir Meci, i cili mbron Emiljano Shullazin, ka deklaruar për RTV Ora se nuku është komunikuar vendimi i marrë dhe në momentin që do u njoftohet,  do të kenë 20 ditë afat për tu drejtuar gjykatëssë posaçme për të ankimuar vendimin.

Avokati Meci tha për RTV Orase Shullazi prej një viti nuk kontakton me asnjë, ndërsa vendimin e quan tëpadrejtë.

Sistemi 41Bis, aplikohet përhere të parë në Shqipëri.

Të dënuarit ose tëparaburgosurit për të cilët do të merret ky vendim duhet të qëndrojnë për rrethnjë vit në regjim të posaçëm të monitoruar përgjatë 24 orëve.

Ata do të kenë të rrallatakimet me  të afërmit, ndërsa do të jenëtë veçuar edhe përgjatë orareve të ajrimit. 

Vendimi për tu futur në këtoqeli speciale merret nga Ministra e Drejtësisë pas kërkesës së kreut tëprokurorisë së posaçme  bashkangjituredhe me raportin  për secilin vendim.

Një ditë më parë kreu i SPAK pranoise ka gati edhe kërkesa të tjera të cilat do t'i përcillen ministres Gjonaj përanëtarë të tjerë të grupeve kriminale për të cilët ka informacion se vijojnë aktivitetinkriminal edhe gjatë qëndrimit në qeli.