Deri në 14 gusht kufiri grek i hapur vetëm për punëtorët sezonalë dhe rezidentët

Qeveria greke kavendosur të zgjasë deri në datën 14 gusht masat kufizuese të lëvizjes nëkufirin me Shqipërinë për shkak të situatës së rënduar nga pandemia ekoronavirusit. I njëjti vendim është marrë edhe për qytetarët nga Maqedonia eVeriut dhe Turqia. Ndërkohë të shtunën katër qytetarë shqiptarë tentuan tëkalojnë kufirin me formularë të falsifikuar por u arrestuan nga policia bashkëme dy taksistët që po i transportonin drejt Greqisë.

Qeveria greke ka vendosur të mbajë të mbyllur kufirin me Shqipërinëedhe për dy javë të tjera për shkak të situatës së pandemisë.

Përveç Shqipërisë ekzekutivi në Athinë miratoi shtyrjen ememorandumit për bllokimin e kufirit edhe me Maqedoninë e Veriut dhe Turqinëderi në datën 14 gusht.

Sipas qeverisë greke deri në datë 14 gusht në kufi do tëlejohen të kalojnë shtetasit shqiptarë me leje qëndrimi, shtetasit grekë,punëtorët sezonalë, anëtarët e familjeve të shtetasve grekë, diplomatët etj, ndërsanuk lejohen turistët.

Masa e ndalimit në kufirin me Greqinë, e cila lidhet merastet e rritura të infektimeve dhe vdekjeve nga COVID 19, ka penalizuar shumëqytetarë në dy vendet, aq sa shumë prej tyre, kanë nisur të përdorin dokumentetë falsifikuara me shpresën për të udhëtuar në dy anët e kufirit.

Katër shqiptarë dhe dy shtetas grekë janë arrestuar në 24orëve të fundit në pikën e Kakavijës, pasi sipas policisë greke kishinfalsifikuar formën e posaçme që nevojitet për kalimin në pikat kufitare, PLF.

Policia Greke thotë se personat e arrestuar kanë tentuar tëkalojnë në doganë pa plotësuar më parë formularin por janë kthyer pas ngapolicia.

Pak orë me vonë, të njëjtët persona, kanë paguar shtetasitgrekë me origjinë shqiptare, te cilët punojnë si taksistë ilegalë mes dyvendeve, për tu pajisur me formularë të falsifikuar dhe kanë tentuar të kalojnëserish në pikën kufitare me dy furgonë me targa greke.

Pas verifikimeve të kryera në sistem u verifikua se e kanëfalsifikuar formularin për kalimin në kufi.

Policia greke ka vënë në pranga gjashtë personat që udërguan në rajonin e policisë në Kalpaq dhe në vazhdim në gjykatën e Janinës kujanë penalizuar me gjoba nga 150 në 5000 euro dhe më pas janë lënë të lirë mekusht.