Bashkia tjetër leje te rruga e Kavajës, kompania e fsheh, qytetarët: Veliaj t'i vërë gishtin kokës

Bashkia Tiranë dita ditës pofavorizon firmat e ndërtimit në kurriz të popullit. Kësaj here me anë të një marrëveshjeBashkia ka dhënë një leje për ndërtim nga e cila do të fitojë vetëm 40%. ikontaktuar nga televizioni Kompania fituese duket se ende nuk ka një projekt seçfarë do të ndërtohet.

Bashkiae Tiranës ka miratuar në mbledhjen e saj të fundit një kontratë sipërmarrjejepër ndërtim me kompanitë “Startek” sh.p.k për dhënien në shfrytëzim të pasurivetë saj për ndërtim.

Këtojanë objektet të cilat pritet të shemben duke ia lënë vendin ndërtimeve nga ecila Bashkia do të marrë 40% të sipërfaqes.

Meanë të një marrëveshjeje me negocim pa shpallje paraprake këshilli bashkiak eka parë të arsyeshme që ti japë rreth 612.27 m2 sipërfaqe trualliShoqërinë “Startek” sh.p.k .

Kontrata që është miratuar bëhet fjalë për rrugën e Kavajës por ajo që vëmë re është se nuk ka një projekt se çfarë do të ndërtohet madje dhe vetë administrator i kompanisë shprehet se projekti do të prezantohet në momentin e duhur.

"Në momentin e duhur do ta mësoni."

Bashkia e Tiranës duket nuk tërhiqet nga dhënia e kontratave me negocim  pa shpallje paraprake të njoftimit duke favorizuar kështu firmat e ndërtimit.

"Kush është ai budalla që na pyet. Jam tepër e pakënaqur. ujku, ujku, por kërdinë po e bë çakalli."

"As mos e kërkoni fare se mund të jetë një dorë e fortë që nuk pyet për ligj."

"Erioni gaboi dhe kur do t'i riparojë gabimet e veta."

Qytetarëti bëjnë thirrje kryebashkiakut që ti vërë gishtin kokës e të mos favorizojë ndërtuesitpor të shoh interesat e popullit.