Universitetet njohin drejtuesit, Rektorë të rinj në Shkodër e Korçë, 4 rikonfirmime në rrethe

Zgjedhjetndryshuan drejtuesit për të Universitetet e Shkodrës e Korçës, ndërsa nëElbasan, Vlorë, Gjirokastër e Durrës u rikonfirmuan rektorët në detyrë. Në treuniversitete, kandidatët ishin te vetëm.

Suzana Golemi është rektorja e re eUniversitetit "Luigj Gurakuqi" të Shkodrës.

Me dy vota diferencë, ajo foli fituesendaj Adem Bekteshit i cili kërkoi një mandat të dytë.

Rritja e numrit të studentëve dhekërkimi shkencor, janë dy prioritetet e deklaruara në krye të Universitetit tëveriut.

Me 64 % të votave, Dhimitër Bello, moridrejtimin e Universitetit “Fan Noli” në Korçë, përballë Lorenc Ekonomit.

I veçantë fakti se në fakultetin eShkencave Natyrore dhe Humane nuk pati fitues sikurse në disa departamente,ndaj do të ketë një raund të dytë zgjedhjes.

Në Universitetet e Gjirokastrës, Vlorës,Durrësit dhe Elbasanit zgjedhjet prodhuan vijimësi.

Skënder Topi do të vazhdojë drejtimin eUniversitetit "Aleksandër Xhuvani” dhe Bektash Mema mbetet në krye tëUniversitetit “Eqrem Çabej”.

Kseanela Sotirofski fitoi një mandattjetër si rektore e “Aleksandër Moisiut” dhe Roland Zisi në krye tëUniversitetit “Ismail Qemali”.