Aksident pranë Institutit Bujqësor, makina përplas për vdekje 71-vjeçarin

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme pranë Institutit Bujqësor nëkryeqytet.

Si pasojë e plagëve ka humbur jetën një këmbësor, GJ.L., 71 vjeç

“Më datë 31.07.2020, rrethorës 15:55, në Institut Bujqësor mjeti me drejtues shtetasin K.D., 23 vjeç, kaaksidentuar këmbësorin shtetasin GJ.L., 71 vjeç, i cili si pasojë e plagëve tëmarra ka ndërruar jetë në spital.” – njofton policia.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit Nr.3, përveprime të mëtejshme.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnëpunën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes