Kakavijë, arrestohen 4 shqiptarë dhe 2 grekë, falsifikuan dokumentet që lejojnë hyrjen në Greqi
Policia Greke në Kakavijë kaarrestuar 4 shtetas shqiptarë dhe 2 greke pasi kishin falsifikuar PLF(Passenger Locator Form).
Kjo shkresë konfirmon lëvizjendhe hyrjen ne territorin grek të aplikantëve që duan të hyjnë në Greqi përjashtuarkëtu shtetasit e thjeshtë shqiptarë.
Kjo leje është për shtetasite BE, për ata shtetas shqiptarë punëtorë sezonale, për shtetas shqiptarë që disponojnëedhe nënshtetësi greke etj.
Katër shqiptarët janëarrestuar menjëherë në Kakavijë nga kontrolloret greke teksa këta të funditkane zbuluar falsifikimin e dokumentit tek data.
Nëse plotësohet dokumenti siqytetar i thjeshtë përgjigja vjen pas 24 orësh ndërkohë që 4 shqiptaret earrestuar e kishin manipuluar duke u hequr si shoferë kamionësh çka u kushtoiarrestimin.
Ngjarja ka ndodhur në orët evona të mbrëmjes së djeshme në bashkëpunim edhe me Policinë Kufitare Shqiptarenë Kakavijë.
Madje njeri prej shqiptareveme automjet për pak sa ka shtypur një polic grek të Kakavijë kur iu zbuluafalsifikimi dhe në këtë moment mori drejtimin për në Kakavijën shqiptare ngadhe ku u arrestua prej autoriteteve tona kufitare.