Rektorët e rinj në universitete, në postet e dekanëve dhe rektorëve më shumë rizgjedhje
Lista efituesve për rektorë dhe dekanë në universitete publike të vendit më së shumtikanë emra të rizgjedhur se sa të rinjtë. Universiteti i Tiranës tashmë do tëketë rektor Artan Hoxhën, ndërsa ndryshon vetëm dekani i fakulteti të Drejtësisë.Veç Tiranës ndryshime në rang rektorësh ka pasur në edhe në universitetin e Korçës,Shkodrës dhe bujqësorit.
Procesi i zgjedhjeve në universitete publike kanëpërfunduar pa incidente. këtë te premte janë shpallur edhe rektorët e rinj në12 universitete publike të vendit.
Gara me më shumë përplasje institucionale ishte ajo e universitetitë Tiranës ku u zgjodh rektor Artan Hoxha. ai fitoi garën me 357 vota ndërsakundërshtarët e tij ën këto zgjedhje, Mimoza Hafizi dhe Kozeta Sevrani kanë marrë përkatësisht nga167 dhe 122 vota.
Në këtë universitet pjesëmarrja e studentëve ka qenëshumë e ulët krahasuar me atë të pedagogëve, konkretisht 14.5% dhe 95 për qind.
Në fakultetet në universitetin e Tiranës, ka pasur njërizgjedhje të dekanëve, përveç fakulteti të drejtësisë, ku u zgjodh SokolMëngjesi. Mëngjesi do të zëvendësoj rektorin e sapozgjedhur profesor Artan Hoxhën.
Ndërkohë edhe në universitete e tjera në Tiranë ka pasur më shumërizgjedhje në postin e rektorit sesa emra të rinjtë.
Kështu, rektori i Akademisë së Arteve u zgjodhKastriot Caushi, i Sporteve Agron Kasa, i universitetit politeknik Andrea Maliqari, rektori në universitetin BujqësorFatbardh Sallaku ndërsa të Mjekësia u rizgjodh Arben Gjata.
Ndërkohë pritet nga Presidenti i Republikës dekretimii emrave të zgjedhur për rektorë, ndërsa për postin në universitetin e Tiranës ështëkërkuar nga Qëndresa Qytetare të mos dekretohet fituesi i dal prej këtyrezgjedhjeve.