Meta dekreton 5 qershorin: I vetmi produkt konsensual që mundëson rrugëtimin europian
Ashtusiç kishte premtuar Kreu i Shtetit ka dekretuar kodin elektoral një pasi iështë dorëzuar nga Kuvendi. Edhe pse është shprehur kundër vendimit tënjëanshëm të Kuvendit pas miratimit të hapjes së listave dhe heqjen ekoalicioneve parazgjedhore, Presidenti nuk ka të drejtë ta rikthejë për rishqyrtimpasi nuk ja lejon vetë Kushtetuta. Ilir Meta në ditën e Kurban Bajramit i kabërë thirrje politikës që të reflektojë dhe të mos pengojë integrimin e vendit.
Pasi mori 99 vota në Parlament, Ligji i ri Zgjedhor,i amenduar sipas marrëveshjes së 5 qershorit, ka marrë edhe firmën ePresidentit Ilir Meta.
Një ditë pasi Kodi Elektoral i ka mbërritur në tryezën e tij të punës, Kreu i Shtetit e ka dekretuar, duke e cilësuar si të vetmin produkt konsensual të Këshillit Politik.
Por një ditë më parë, PS së bashku me disa ngadeputetët e opozitës miratuan ndryshimet kushtetuese me 106 vota.
Hapja e listave dhe heqja e koalicioneve parazgjedhorenga Kuvendi është cilësuar antikushtetuese nga ana e presidentit Meta, edhe pseky i fundit nuk mund të bëhet më pengesë për PS.
Kushtetuta e kufizon Kreun e Shtetit për ta kthyer përrishqyrtim, pasi sipas Nenit 117 të pika 6, Presidenti nuk ka të drejtë takthejë për rishqyrtim ligjin e miratuar nga Kuvendi për rishikimin e Kushtetutës.
Por kjo nuk e ka penguar Ilir Metën që në ditën eKurban Bajramit nga kulti fetar i Kryegjyshatës t’i kërkojë drejtuesve tëpolitikës që të reflektojnë.
Meta: Falenderim për udhëheqësittanë fetarë për mesazhet e mençura dhe harmoninë që ata e kanë mbrojtur dhepasqyruar në mënyrë të vazhdueshme, duke bërë çdo gjë për të mbajtur qytetarëttanë të bashkuar rreth vlerave më të mira njerëzore, kombëtare, por edhe europiane.Uroj qëedhe politika të mësojë, të marrë këtë shembull të frymës së mirëkuptimit, tëbashkëpunimit, të interesave më të mëdha qytetare.
Por Presidenti më shumë se tek politika ka besim tekfuqia dhe rikthimi i shqiptarëve.
Meta: Jami sigurt se populli do të udhëhiqet nga kjo harmoni që frymëzojnë këtaudhëheqës të nderuar. Njëkohësisht sot është një ditë e rëndësishme përt’u angazhuar të gjithë së bashku për atë qëllim madhor, që ka populli dhevendi ynë: anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe për të hequr sa më shpejt çdopengesë që e frenon këtë ëndërr të jashtëzakonshme për t’u materializuar. Kjo është e vetmja rrugë që tërinjtë të mos na ikin, por edhe ata që kanë ikur të kthehen, ashtu siç shprehubesimin e tij Papa Françesku gjatë vizitës së tij të parë në Tiranë që‘shqiponjat do të kthehen në folenë e tyre!
Në njoftimin e zëdhënësit thuhet se Preisdenti do tëjetë në krye të detyrës për të mbrojtur Kushtetutën dhe vullnetin e qytetarëvepër të marrë në dorët fatet e tyre përballë çdo veprimi të njëanshëm që asgjësojnë rrugën europiane të Shqipërisë.
Blushi: PresidentiMeta do të jetë si gjithmonë në krye të detyrës në mbrojtje të Kushtetutës, tëtë drejtave të patjetërsueshme, lirive dhe vullnetit të qytetarëve për të marrënë dorë fatet e tyre përballë çdo akti të ndryshimeve të njëanshme, të dhunshmedhe me urgjencë të pajustifikueshme, si ai i Kushtetutës, që asgjesojnë shtetine së drejtës, demokracinë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë!