Fier, 30-vjeçari mbytet pasi u fut për tu larë në lumin Vjosa

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Fier.

Një 30-vjeçar është futur për t’u larë në lumin Vjosadhe është mbytur.

“Sot rreth orës13:40, në fshatin Selishtë, duke u larë në lumin Vjosë, është mbytur shtetasiA.B., 30 vjeç, banues në Gorishovë. Policia dhe polumbarët po punojnë përgjetjen e trupit të 30-vjeçarit.” – njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes mësohet se30 vjeçari Armando Begaj është nga fshati Gorishovë njësia administrativeCakran, i martuar dhe me një vajzë.

Mësohet se ai kishte shkuar për tu larë nëlumin Vjosë, që kalon pranë fshatit, Selishtë ku ndodhet edhe vendi për tëkaluar në Selenicë të Vlorës.

Ai ka qenë së bashku me dy shokët e ti endërsa ka kërkuar ndihmë shokët kanë kujtuar se ai po tallej.

Kur kanë parë që trupi po fundosej dhe e morirrjedha e lumit, kanë kërkuar ndihmë, por nuk kanë mundur që ta shpëtojnë.