East Gate i Balfin së shpejti në Shkup

Balfin Group do të sjellë brenda vitit 2021 një prej qendrave më moderne tregtare në Ballkan. Ajo do të mundësohet falë një investimi prej rreth 103 milionë eurosh

Këtë të enjte në qendrën tregtare East Gate Mall në Shkup, u nënshkrua një marrëveshje ndërmjet EAST GATE dhe një grupi bankash për një hua për të financuar ndërtimin e kësaj qendre.

Në fjalën e saj me rastin e eventit Edlira Muka, Drejtoreshë Ekzekutive e Grupit Balfin, tha se kjo marrëveshje është një hap tjetër përpara në realizimin e vizionit të Gupit Balfin për t’i ofruar Shkupit dhe Maqedonisë së Veriut një hapësirë ku qendra tregtare ndërthurjet me qendrën e biznesit dhe mjedisin cilësor të banimit.

Me të tre këta përbërës, SEG do të ofrojë standardet më të larta për blerje, zhvillim biznesi dhe jetesë.

Grupi Balfin është i pranishëm në shumicën e shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe në disa shtete të Bashkimit Evropian, dhe ka mbi 6,000 punonjës.

Kryetari i Bordit të NLB Banka AD Shkup Antonio Argir tha se kjo bankë ka treguar që edhe në situatë krize mbështet me sukses klientët e saj për rritjen dhe zhvillimin e biznesit të tyre, dhe në këtë mënyrë edhe ekonominë maqedonase në tërësi.

Ne foto: Momente nga ceremonia e firmosjes se marrëveshjes ndërmjet EAST GATE dhe një grupi bankash për një hua për të financuar ndërtimin e kësaj qendre.


Ndërsa Igor Davkov, Drejtor Ekzekutiv i East Gate Mall, sqaroi se pavarësisht situatës aktuale dhe sfidave në lidhje me krizën COVID 19, mbi 36 milion euro janë investuar deri më tani në të gjithë projektin, nga të cilat mbi 90%, ose 32 milion euro janë investuar në East Gate Mall.