Ping-Pongu me krimet zgjedhore, dosjet e transferuara në rrethe mund t’i rikthehen SPAK

Ndryshimet e funditkushtetuese prekin edhe krimet zgjedhore duke ia deleguar prokurorisë specialeSPAK të drejtën e hetimit si e vetmja prokurori që do ti trajtojë këto raste.Kushtetuta e re duket se do të ndryshojë edhe situatën me dy dosjet e fundit 339dhe 84, të cilat janë transferuar për kompetencë hetimi në Durrës dhe në Dibërpor që pas hyrjes ne fuqi te ndryshimeve kushtetuese mund të rikthehen sërishnë Prokurorinë e Posaçme.

Ndryshimet e fundit kushtetuese të miratuara një ditë mëparë ne kuvend kanë prekur edhe krimet zgjedhore.

Tashmë kompetenca për ti hetuar te gjitha veprat penalenë lidhje me zgjedhjet do të jetë prokuroria e posaçme pavarësisht vendit se kukanë ndodhur.

Me hyrjen ne fuqi të kushtetutës së re, pritet që dosjettë cilat janë transferuar nga SPAK në drejtim të prokurorive të rretheve si 184në Dibër dhe fashikulli me i fundit "339" në prokurorinë e Durrësitmund te rikthehen sërish në prokurorinë e posaçme .

Një ditë më parë gjykata e posaçme vendosi t'ia kalojëpër konpetencë prokurorisë së Durrësit hetimin e një fashikulli të dosjes pasisipas gjykatës komisonerët për të cilët u ngritën akuzat nuk kanë vepruar sigrup i strukturuar kriminal.

Mes personave për të cilët ishte vendosur masa ishin edhedy ish-komisionerë të cilët kishin ndërruar jete për ta hetimi pushoi pasi nëseancën e vlerësimit të masës familjarët paraqiten certifikatat e ndarjes ngajeta.

Ndërkohë, dosja e famshme nr. 184 e cila po heton krimetzgjedhore të dyshuara si të ndodhura në zgjedhjet e vitit 2016 në Dibër ështëende një e hapur.

Hetimi ndodhet në fazën e zbardhjes së përgjimevetelefonike. Dosja 184 u regjistrua fillimisht nga Prokuroria për Krimet e Rëndapas një kallëzimi të Partisë Demokratike, për dyshime mbi shitblerje të votësnë zgjedhjet e Dibrës.

Në vitin 2019 gazeta gjermane "Bild" publikoidisa nga përgjimet e saj, duke shkaktuar reagime të forta për shkak seprotagonistë në to ishin ish-ministra dhe zyrtarë të lartë të PartisëSocialiste.