Spiropali-zëdhënësit të PPE: Parlamenti i Shqipërisë nuk është i njëanshëm, as në varësi të familjeve partiake në Bruksel
Zëdhënësi i Partive Popullore Evropiane (simotra e PD),eurodeputeti gjerman Michael Gahler ka kritikuar ndryshimet kushtetuese nëShqipëri për hapjen e listave dhe koalicionet. Ai shprehet se një vendim itillë duhet të ishte marrë në konsensus të plotë, ndërsa thekson se PPE dotë monitorojë situatën duke nxitur konsensus mes palëve në këshillin politikpër detajimin në Kodin Zgjedhor të ndryshimeve për listat dhe koalicionet. Mezyrtarin gjerman replikoi ministrja Elisa Spiropali e cila tha se ai flet megjuhën e Bashës.
Zëdhënësi i Partive Popullore Evropiane,politikani Gjermani Michael Gahler, reagoi ashpër ndaj mazhorancës përndryshimin e kushtetutës, duke e cilësuar si një vendim që nuk dëmton vetëm opozitën, por Shqipërinë dhe aspiratën e saj për në BE.
Në rrjetet sociale ai shkruanduke e cilësuar të pa pranueshme për askënd qëqeveria Rama, e cila synon hapjen e negociatave te pranimit me BE të iniciojënë mënyrë arbitrare ndryshimet e rregullave të garës elektorale
“Nëse kjo qeveri dëshironrealisht hapjen e negociatave e pranimit me BE, si mund të mos pranojëkëshillat e Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian dhe shteteve anëtarerespektive për një çështje kaq të ndjeshme dhe themelore për demokracinë.”
Deputeti i parlamentit evropian, thotë se Partitë Popullore Evropiane do të vëzhgojnë me kujdes veprimet e ardhshme ne lidhje me Kodin Zgjedhor,ndërsa ka këtë thirrje për shqiptarët.
"U takon partive dhe popullit shqiptar të mbrojnëdemokracinë dhe perspektivën e tyre evropiane."
Zyrtarit të lartë gjerman iu përgjigj ministrjae shtetit Elisa Spiropali, duke i thënë se “Parlamentii Shqipërisë nuk është as i njëanshëm, as në varësi të ndonjë familjejepartiake në Bruksel”.
“Ne kemi qenë, jemi dhe do të jemi për dialoggjithëpërfshirës, kështu që Lulzim Basha dhe Partia Demokratike, në vend se tëkacavirren pas pasqyrave dhe shajnë e mallkojnë me një gjuhë që s’ka asnjëlidhje me vlerat e me etikën e PPE, duke abuzuar me deklaratën e zotit Gahler,janë të mirëpritur të na bashkohen në çdo kohë” - shkruan Spiropali.