Basha uron Kurban Bajramin duke përkujtuar klerikun Sherif Langu: Zoti na e ndriçoftë rrugën!
Ditën eKurban Bajramit, kryetari i opozitës Lulzim Basha e uroi nga familja eklerikut, patriotit dhe luftëtarit të shquar Sherif Osman Langu.Basha tha se sakrifica e atyre që dhanë jetën për lirinë dhe demokracinë evendit do të mbetet gjatë në memorien e shqiptarëve.
Në ditën e Kurban Bajramit, kur nderohetsakrifica dhe dashuria ndaj Zotit, Kryetari i Partisë Demokratike, LulzimBasha, vizitoi familjen e patriotit, luftëtarit dhe klerikut të shquar SherifOsman Langu.
Bashkë me familjarët e klerikut që ia kushtoijetën çështjes shqiptare dhe besimit në Zot, Kreu i opozitës, e kujtoi firmëtarin e Pavarësisë si një luftëtar të paepur për çlirimin e trojeveshqiptare në fillimin e shekullit të XX.
“Kujtimi i tij dhe i atdhetarëve të tjerë shqiptarë që u sakrifikuan me vetëmohim për një Shqipëri të lirë për lirinë e besimit në Zot, për një Shqipëri demokratike e të zhvilluar do të mbetet gjatë në memorien tonë historike dhe është dritë orientuese për të bërë më të mirën për vendin dhe kombin. Sakrifica që bënë dje këta patriotë të shquar solli frytet e lirisë që jetojmë ne sot, sakrifica jonë është ogur i bardhë për ditë më të mira për fëmijët tanë. Zoti na e ndriçoftë rrugën dhe lehtësoftë vuajtjet e çdo shqiptari!”
Si kryetar i Komunitetit Mysliman Shqiptar nëvitet e para pas çlirimit, klerikuSherif Osman Langu u burgos dhe ndërroi jetë pa e parë Shqipërinë të lirë ngaregjimi famëkeq.