Tavo: Sovraniteti i përket popullit, Rama ia ka mohuar këtë të drejtë shqiptarëve, u ka marrë peng të ardhmen
Përmes një postimi në Facebook deputetiVangjel Tavo shkruan se në republikën e Shqipërisë sovraniteti i takonpopullit.
Sipas Tavos, Rama ia ka mohuar këtë të drejtëshqiptarëve dhe i ka marrë peng të ardhmen evropiane.
Tavo: Kushtetuta e Shqipërisë - Neni2/1 “Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit.” Sovrani në këtëRepublikë është vetëm populli. Ata që ia mohojnë këtë të drejtë janë tiranë.Rama dhe sekti i rilindjes jo vetëm ia kanë mohuar shqiptarëve këta të drejtë,por edhe kanë marrë peng të ardhmen evropiane të vendit dhe fëmijëve tanë.
“I takonpopullit shqiptar të mbrojnë demokracinë dhe perspektivën e tyre evropiane,”thotë Zëdhënësi i Partive Popullore Europiane, Michael Gahler. Kjo është Evropae vërtetë. Evropa është demokraci dhe demokracia të çon në Evropë. I takonpopullit shqiptar të mbrojë demokracinë e të rrëzojë tiraninë. Vetëm kështumund të risjellim shpresën dhe të përmbushim ëndrrën tonë evropiane.