Vrasja në Elbasan: Regisi dyshohet se u nxorr në pritë, telefonata e fundit
Regis Runaj, 23 vjeçari i vrarë mbrëmjen e 29 korrikut nëElbasan, dyshohet të jetë nxjerrë në pritë.
Burimet thonë se ka qenë një telefonatë për takim që e kanxjerrë të riun nga shtëpia, por nuk dihet se kush është personi apo vend iitakimit.
Për të hedhur dritë mbi këtë pistë, policia mësohet se do tëkërkojë zbardhjen e tabulateve të telefonit të 23 vjeçarit.
I riu u gjet i vrarë disa orë më pas në një rrugicë pranëvarrezave të Elbasanit. Por një dyshim është se ai mund të jetë vrarë në njëtjetër vend dhe aty është hedhur, duke shfrytëzuar zonën jo shumë tëfrekuentuar dhe mungesën e kamerave të sigurisë
Regis Runaj, njihej si mik i Emiljano Ramazanit, i ekzekutuarmë 20 korrik në Elbasan.
Sipas ekspertizës ai u qëllua disa herë me thikë, goditje tëcilat i morën jetën.
Një prej pistave të hetimit është ajo e hakmarrjes mesgrupeve krimiminale, por nuk përjashtohen as pista të tjera