Cale pranë rinovimit

Pasargjentinasit Agustin Toarasa, Elton Cale do të jetë futbollisti i radhës që dotë rinovojë bashkëpunimin me Tiranën. Anësori brazilian ka gjetur akordin mePresidentin Refik Halili dhe në ditët e ardhshme pritet të hedhë të zezën mbitë bardhë.

Burimepranë lojtarëve bëjnë me dije për RTVORA se 32-vjeçari ndihet i lumtur nëkryeqytet dhe do të nënshkruajë një kontratë një vjeçare me kampionët eshqipërisë.

Caleka qenë një ndër lojtarët më produktiv të repartit të avancuar me 9 asiste dhe4 gola në 28 ndeshje.

PresidentiHalili dëshiron të rinovojë kontratën edhe me Majkëll Ngo, por arritja emarrëveshjes me britanikun është më e vështirë, diçka të cilën e pranoi edhevetë sulmuesi.

Nëdrejtim të tij ka disa oferta joshëse nga jashtë vendit, por ai e ka shijuaravneturën me bardheblutë dhe jetën në kryeqytet dhe nëse vendos të qëndrojë nëShqipëri do të zgjedhë vetëm Tiranën.

Ndryshonsituata me mesfushorin Idriz Batha, i cili pasi fitoi për herë të parë nëkarrierë titullin kampion në Shqipërisë synon të provojë një avneturë jashtëvendit. Nëse vjen një ofertë e rëndësishme 27-vjeçari nuk do të mendohet dyherë, në të kundërt do të rinovojë me kampionët.

Sa ipërket merkatos në hyrje Tirana ka zyrtarizuar vetëm sulmuesin Albion Avdijaj,por janë në bisedime edhe me dy mbrojtësa, dhe një mesfushor. Ndërkohë Albi Dokazyrtarisht është larguar nga bardheblutë, ndërsa Sidibe, i cili i’u bashkuaskuadrës në merkaton e janarit, mësohet se do të jetë firo e radhës.