Prishtinë, bizneset dorëzojnë çelësat, protestë e përfaqësuesve të bizneseve të gastronomisë
Kufizimet e reja për shkak të pandemisë së koronavirusitnë Kosovë nxorën në protestë përfaqësues të bizneseve të gastronomisë.Simbolikisht ata hodhën para selisë së qeverisë çelësat e bizneseve të tyre dhekërkuan që brenda javës të marrin ndihmë financiare.
Përfaqësuesit e bizneseve të gastronomisë në Kosovë, protestuan të hënën paraqeverisë, duke kërkuar që ky sektor, i goditur rëndë nga pandemia e Covid-19, tëndihmohet.
Në mënyrë simbolike, duke shprehur pakënaqësi, ata hodhën para selisë së qeverisëçelësat e bizneseve të tyre.
Nga shoqata e Gastronomeve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, tha se nëse nukrealizohen kërkesat e tyre, protesta nuk do të ndalet me kaq.
“Sot është vetëm një aksion simbolik po ia japim çelësattanë, se me vendimet tuaja ju na i keni qite çelësin. Po nëse qëllimet tona nukarrihen ne nuk ndalemi,” thaai.
Kllokoqi i bëri thirrje qeverisë e Kuvendit të kalojnë buxhetin në mënyrëqë bizneset të ndihmohen. Ai la si afat për realizimin e kërkesave të hënën eardhshme.
“Ju bëj thirrje qeverisë kaloni buxhetin, ndihmonibizneset sepse është koha e fundit që mund të tregoni veten. Kërkesat tona janësubvencionim të pagave, mbulim 50% i qirasë, shtyrje të pagesave dhe deklarimetdhe ulje e TVSH-së në 8%. Nëse nuk i plotësoni kërkesat tona sot një javë jemiprapë këtu, do t’i sjellim arkat fiskale”, tha ai.
Për shkak se tubimet me mbi 50 vetë janë të ndaluar, Policia e Kosovësreagoi duke iu kërkuar protestuesve që të shpërndahen.
“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,grumbullimi i njerëzve në masë dhe protesta përmban rrezik për shpërndarje tëvirusit. Policia e Kosovës në zbatim të kërkesave të Qeverisë kërkon nga ju qëtë shpërndaheni”, tha policia.
I menjëhershëm ishte reagimi i organizatorëve të protestës, të cilët pasdeklaratës së policisë shpërndanë turmën, duke lënë prapa tyre vetëm çelësat.
Në fillim të muajit korrik, qeveria e Kosovës vendosi që të rikthejë disa masa kufizuese për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.