Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, 6 viktima dhe 128 raste të reja në 24 orë
Maqedonia e Veriut shënoi një tjetër shifër tëlartë të koronavirusit këtë të hënë (27 korrik).
Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 6viktima duke e çuar numrin total në 466.
I lartë mbetet sërish numri i të infektuarveku u regjistruan 128 raste të reja nga 1,025 teste të kryera. Ndonëse Shkupi ka52 raste të reja, është në rënie të intensitetit të diagnostikuarve. Ndërkaq,shqetësuese është situata në Shtip me 29 të prekur vetëm sot.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 137 pacientëkanë lënë spitalet gjatë 24 orëve të fundit ndërkohë që numri i përgjithshëm qëe mposhtën këtë virus është 5,564.
Por, mbetet i lartë numri i rasteve aktive 4,183.Numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga shpërthimi i pandemisë ka arriturnë 10,213. Ndërsa nga 96,194 testet e realizuara deri më sot, përllogaritjetdalin se afër 11% kanë rezultuar pozitiv me CoVid-19.