Deputetja tregon eksperiencën në spital: Gruaja pranë meje rënkonte, i kishte mbaruar oksigjeni

Deputetja dhe këngëtarja e njihur ngaKosova, Eliza Hoxha, përmes një postimi në “Facebook” ka treguar eksperiencën efrikshme në spital ndërkohë që kurohej nga koronavirusi.

Kanë kaluar rreth 20 ditë ngainfektimi i saj. 10 ditë i ka kaluar në shtëpi dhe 10 ditët e tjera i ka kaluarnë spital. Ajo ka treguar momentin kur një gruaje që ndodhej në dhomën e saj ikishte mbaruar oksigjeni në mes të natës dhe mes rënkimeve përsëriste emrin esaj.

Gjithashtu ajo i bën thirrje qytetarëvetë respektojnë masat mbrojtëse siç është mbajtja e maskës, distancim social dheruajtja e higjenës personale.

Postimi i plotë:

Nata e bënte të veten. Dukej se pas terapisë së mbrëmjes të gjithërehatoheshin për gjumë. Por teknikët e oksigjenit nuk ndalonin asnjëherë dukesjellë boca të reja…Zhurmë, krisma, tërheqje zvarrë e tyre sepse gjithcka bëhejmanualisht…por kishte edhe një rrëmujë tjetër në terracën e dhomave mbrëmë.Dola jashtë…Ora 01:00 e natës. Në dhomën nr. 9 vdiq edhe një burrë. Shqetësim,pasiguri, paqartësi… I shprehë ngushëllimet e mia djemëve të tij dhe kthehem nëdhomë.
Tani kishte edhe një grua në dhomën time e cila mezi ngopej me frymë. Ishte 24orë me oksigjen shtesë. Dikur fjeta.

Si në ëndërr më dukej se dikush thërriste emrin tim…sa e sa herë merradhë… Në fakt u zgjova dhe guaja pranë shtratit tim gjëmonte e rënkonte dukethirrur me rënkim emrin tim e duke përsëritur ” më është ndal oksigjeni” . Ora03:20 e mëngjesit.

Kërceva nga shtrati e trishtuar…Motër …motër…nuk ka më oksigjen…Ushqetësua edhe ajo…i thirri teknikët, erdhën dhe e ndërruan bocën…

Ajo u rehabilitua dhe fjeti përsëri…por unë më nuk fjeta…cka nëse nuk ekisha dëgju…cka nëse nuk kishte pas bocë tjetër me oksigjen atë natë…cka,nëse?!…
Më zuri mëngjesi me sy hapun.

Natë në dhomën nr.6 – infektive – reparti B

Pas 20 ditesh – 10 në shpi e 10 në spital nga sot zyrtarisht jam CovidFree, por ende me terapi sh’pie në vazhdim.

Dua me këtë rast veç nja dy tre fjalë, ndoshta i shërbejnë dikujt…1. Virusi duket se ka një paketë simptomashidentifikuese, por pasojat e virusit nuk janë të njejta për asnjë person.
2. Stafi i mjekëve e infermierëve nuk kanë ndalu as edhe një herë. Por janë tëpamjaftueshëm në numër për të arritur tek të gjithë. Qeveria ka patur mundësita decentralizojë shërbimin më heret, të testojnë më shumë persona, të rrisinnr e personelit.