Dialogu me ekspertë të enjten, Hyseni dhe Gjuriç diskutojnë për ekonominë
Në kuadër të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, të enjten pritet të zhvillohet një tjetër takim i grupeve të ekspertëve.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat në Kosovë që citojnë burime brenda Bashkimit Europian.
Mësohet setemë e bisedimit do të jetë bashkëpunimi ekonomik.
Kosova nëdialogun në nivelin e ekspertëve përfaqësohet nga koordinatori shtetëror përdialog, Skender Hyseni, ndërsa Serbinë e përfaqëson drejtori i Zyrës përKosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç.
Ky ështëtakimi i dytë në nivel ekspertësh, pas atij të 23 korrikut, ku përfaqësuesit eKosovës dhe Serbisë, u takuan në Bruksel dhe biseduan për çështjen e personave tëhumbur dhe të zhvendosur.
Koordinatorishtetëror për dialog, Skender Hyseni, pas takimit me palën serbe më 23 korrik,deklaroi se nuk do të ketë marrëveshje për kapituj të veçantë, derisa tëarrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse.
Edhe kryeministri Avdullah Hoti, insiston se dialogu me Serbinë është vetëm në nivelin politik dhe nuk do të ketë diskutime teknike.
Burimet në BE pohojnë se pavarësisht nga rrethanat, në vjeshtë pritet një rritje e dinamikës së takimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të përshpejtohet arritja e një marrëveshje përfundimtare.