Kosova shënon rekord infektimesh, 276 nga 404 teste në 24 orët e fundit, 8 viktima

Kosova duket se nuk po gjen qetësi si pasojë e koronavirusit teksa vijonregjistrimin e shifrave të larta.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend, kanë ndërruar jetë 8 pacientë kugjithsej janë 185 viktima.

Gjithashtu u shënua një numër rekord përsa i përket të infektuarve në 24orët e fundit. Nga 404 testime, 276 rezultuan pozitiv, pra një raport më shumëse gjysma.

Numri total i raste pozitive ka arritur në 7,413pacientë nga 34,720 të testuar.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 153 pacientë derisa numri ipërgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.027 raste, kurse numrii rasteve aktive është 3.201.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 61 raste, komuna Gjilan 29raste, komuna Podujevë 23 raste, komuna Gjakovë 22 raste, komuna Vushtrri 22raste, komuna Prizren 20 raste, komuna Mitrovicë 14 raste, komuna Skenderaj 10raste, komuna Viti 9 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste,komuna Rahovec 6 raste, komuna Kamenicë 6 raste, komuna Dragash 5 raste, komunaMalishevë 5 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Klinë4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Deçan 3 raste,komuna Obiliq 2 raste, komuna Zubin Potok 2 raste dhe me nga 1 rast komunat:Shtime, Graçanicë dhe Kaçanik.