Botuesit dhe gazetarit të njohur i zënë pritë te dera e shtëpisë, qëllohet me dy plumba

Gazetari dhe publicisti i njohur grek, Stefanos Chios, ka qenë shenjestër e një sulmi me armë zjarri në orët e para të mëngjesit.

Mësohet se persona ende tëpaidentifikuar i kishin zënë pritë botuesit jashtë shtëpisë së tij. Ishteora 2 e mëngjesit, ku ndërsa kthehej në banesë i qëllua me dy plumba në qafë dhebrinjë,  ndërsa dy plumba të tjerë u gozhuannë makinën e tij. 

Autori i krimit arriti të shpëtojë me ndihmën ebashkëpunëtorit të tij, bazuar në informacionet e para të mediave greke.

Stefanos Chios u paraqit në spital në orën 3 tëmëngjesit.  Gjendja e tij shëndetësore karakterizohet si serioze, por nënkontroll.

Hetimi i çështjes u ndërmor nga Departamenti i Krimeve Kundër Jetës në Sigurinë e Atikës.

Gazetari dhe publicisti i njohur grek, Stefanos Chios, në spital