Kosovë: 8 viktima nga Covid dhe 220 raste të reja në 24 orë

Në Kosovë janë shënuar 8 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit.

Numri total i viktimave tashmë ka shkuar në 177.

Po në 24 orët e fundit, janë regjistruar 20 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 7,137 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Ndërkohë, janë shëruar 121 pacientë teksa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.874 raste.

Numri i rasteve aktive është 3.086.