Studentët në Presidencë me kërkesë për Metën: Mos e dekreto Rektorin e ri të UT
Pas letrës së hapur drejtuar Presidentit, studentët i janëdrejtuar edhe fizikisht presidencës përzgjedhjet në Universitetin e Tiranës.
Përfaqësues të Qendresës Qytetare zhvilluan sot një takim mekabinetin e presidencës, ku kërkuan prej tyre që Kreu i Shtetit të mos dekretojëRektorin e ri që do të dalë nga zgjedhjet e 30 korrikut.
Në përfundim të takimit përfaqësuesiligjor i qëndresës qytetare, Marash Logu, u tha se përfaqësuesit epresidencës deklaruan se çështja eUniversitetit të Tiranës është në vëmendjen e tyre dhe se në kohën e duhur do tëreagojnë dhe marrin një vendim.
Logu: Patëm një takim me instuticionin e presidentit, u pritem nga kabinati i tij. Siç e keni ndjekur dhe ju, kemi ezauruar të gjitha rrugët institucionale duke iu drejtuar universiteteve tona, ministrisë, kuvendit, por edhe gjykatës administrative Tiranë. Pasi nuk arritëm të marrim asnjë zgjidhje përsa u përket zgjedhjeve, sot iu drejtuam presidentit duke i kërkuar që në përputhje me kompetencat e tij, si organi që dekreton rektorët e rinj të universiteteve, të dalë me një qëndrim të qartë dhe të prerë se nuk mund të ketë zgjedhje që janë të paligjshme, zgjedhja të parregullta dhe që përjashtojnë studentët.
Zgjedhjet nëTiranë janë të parregullta, të paligjshme. I kërkuam presidentit që para dhepas zgjedhjeve të ketë të qartë se cilat kanë qenë shkeljet ligjore të këtijprocesi që të kemi një vendimarrje të drejtë. Presidenti tha se çështja do tëketë të gjithë vëmendjen e tij dhe ne mbetemi të bindur se instuttucioni ipresidentit do të marrë një vendim të drejtë.