Nuk ka dakordësi, Gjiknuri: Opozita nuk ofron kompromis. Bylykbashi: Po vritet 5 qershori

Pesë orë ngujim nuk u kanë mjaftuar palëve politike për tëgjetur dakordësinë në Këshillin Politik lidhur me ndryshimet kushtetuese.

Madje as konsumimi i picave gjatë pushimit nuk ndryshoi asgjë në qëndrimet e tyre.  PS nuk tërhiqet nga votimi i 30 korrikut, ndërsa PD kërkon që kjo nisëm të tërhiqet nga parlamenti për t’u dakordësuar fillimisht në Këshillin Politik.

Në mbyllje të mbledhjes, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasiliakuzuan përfaqësuesin e PS-së, Damian Gjiknuri se braktisi tryezën ebisedimeve.

Ndërsa ky i fundit për gazetarët tha se mbledhja po zgjatejkot nga opozita dhe se ata nuk ishin në gjendje të gjenin një vend në OSBE që tëketë formulën aktuale të koalicioneve parazgjedhore me lista të hapura.

Në përgjigje Petrit Vasili e sfidoi që të gjejë një vend tëOSBE që ndryshon rregullat e lojës 6 muaj para zgjedhjeve dhe ndryshonKushtetutën në mënyrë të njëanshme.

Pavarësisht qëndrimeve, mundësinë e vazhdimit të dialogut elanë të hapur të dyja palët.

Ora 23:07 – Vasili: Gjiknuri nuk kundërshtoime argumente propozimin e hapjes së listave 100%.

Vasili: Në5 orë debat, PS paraqitën zero argumente në mbështetja të asaj që duan të miratojnënë mënyrë të njëanshëm. Nuk e kundërshtuan me argumente propozimin e hapjes sëlistave 100%. Gjiknuri iku nga tavolina. Ne jemi të gatshëm dhe do të jemi tëgatshëm në atë tavolinë për konsensus, por argumenti ishte vetëm një: të hiqenkoalicionet që të fitohen zgjedhjet në tavolinë.

Ora 23:23 - Bykykbashi: PS refuzoi hapjen 100% të listave, po vritet 5 qershori.

Oerd Bylykbashi: ''Pas një propozimi shumë konkret që opozita e bashkuar bëri, me hapjen e listave 100% nëpërmjet një amendamenti kushtetues, jemi ndeshur për gjithë këto orë me refuzimin konstant të PS. Propozimi ynë garanton atë që duan njerëzit, hapjen e listave. Ajo që kërkon mazhoranca është diçka tjetër. Kemi kërkuar motivet e refuzimit dhe PS ka refuzuar të japë arsyet pse nuk ndalet nga ndryshimi i njëanshëm i kushtetutës, nuk ka synim hapjen e listave por ka për synim që të ndryshojë rregullat e lojës, të zgjedhjeve vetëm 6 muaj para regjistrimit të subjekteve zgjedhore. E bëmë të qartë që me veprtimin e njëanshëm që janë gati të ndërmarrin në parlament, do të vritet marrëveshja politike e 14 janarit dhe e 5 qershorit. ''

Ora 23:53 - Nuk ka dakordësi, Gjiknuri: Oferta e opozitës nuk ofron kompromis

Pasmbi 5 orë mbledhje, sërish nuk a kompromis në Këshillin Politik.

Ipari që ka dalë nga mbledhja ka qenë Damian Gjiknuri që tha se oferta e opozitësnuk ofron kompromis.

Gjiknuri: Atakanë të njëjtin qëndrim që të bllokojnë ndryshimet kushtetuese në Kuvend. Ofertae tyre nuk ofron kompromis. Ata duan të shtyjnë ndryshimet. Asnjë nuk e vuri nëdiskutim legjitimitetin e kuvendit dhe as që ndryshimet nuk i pengojnë koalicionet.Në frymën e bashkëpunimit të 5 qershorit jemi të gatshëm të ulemi përkoalicionet dhe si do të hapen listat. U kemi thënë gjeni në model tëOSBE-ODIHR që kanë një sistem si i yni. Hapjae listave të kandidatëve sjell ndryshim të formulës dhe modifikim.

Ora 22:18 - Opozita, Gjiknurit: Jeni të pashpresë

Mbledhja e Këshillit Politik vijon prej 4 orësh, pas propozimit të Opozitës i cili mundëson hapjen e listave 100 %, pa ndryshime të tjera në formulën e koalicioneve dhe shpërndarjes së mandateve.

Gjatë debatit mësohet se përfaqësuesi i PD Oerd Bylykbashi ka nënvizuar se po injorohet vlerësimi i ODIRH, duke kujtuar që “ODIHR ka këmbëngulur tek mosabuzimi me burimet shteterore dhe se burimi kryesor shtetëror është fuqia rregullatore, dhe ju po abuzoni me të pa nisur zgjedhjet”. Burimet brenda mbledhjes konfirmojnë se Oerd Bylykbashi i është drejtuar me këto fjalë:

“Ju po përdorini ndryshimin e njëanshëm të ligjit, për të krijuar favore të PS në zgjedhje. Në 2013 erdhët në pushtet me krimin, në 2016 kanabizuat vendit dhe me paratë e pista të krimit bletë zgjedhjet e 2017, tani nuk ju mjaftojnë këto dhe po përpiqeni të diktoni ndryshimet e njëanshme të rregullave. Jeni të pashpresë, jeni humbës.”.

Damian Gjiknuri nuk i është përgjigjur akuzave, duke vijuar të theksojë se nuk mund të pranojnë propozimin e Opozitës për hapjen e listave 100 %, pa ndryshime të tjera.

Ora 21:56 - Mbërrijnë picat në ambientet ku po mbahet Këshilli Politik.

Duket se përfaqësuesit e palëve politike do të qëndrojnë gjatë në Këshill, pasi pak minuta më parë kanë mbërritur pica dhe ujë.

https://youtu.be/on6RGDAXqAU

Ora 20:52 - PS refuzon propozimin e opozitës për hapjen 100% të listave

Burime nga mbledhja e Këshillit Politik, bëjnë me dije për Ora News, se Partia Socialiste ka refuzuar propozinmin e opozitës për hapjen 100% të listës së kandidatëve për deputetë.

Mësohet gjithashtu se përfaqësuesi i PD në këtë mbledhje Damian Gjiknuri, i ka qëndruar ndryshimeve të njëanshme kushtetuese.

Ora 19:22 - Hajdari braktis mbledhjen e Këshillit Politik

Përfaqësuesja e opozitës parlamentare në Këshillin Politik, Rudina Hajdari ka braktisur mbledhjen e Këshillit Politik. Burime për Ora News, bëjnë me dije se Hajdari është larguar për arsye familjare.

Ora 18:23 - Opozita propozon amendamentin për hapjen 100 % të listave të kandidatëve

Opozita ka propozuar në mbledhjen e Këshillit Politik amendamentin për hapjen 100 % të listave të kandidatëve. Sipas opozitës, çdo ndryshim tjetër i njëanshëm është i papranueshëm, cënon garën mes partive politike dhe prish marrëveshjet e 5 Qershorit e 14 Janarit.

Ora 18: 00 - Nis mbledhja e Këshillit Politik

Ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës sipas opozitës së bashkuar, prek marrëveshjen e 5 qershorit të dakordësuar me ndërkombëtarët.

Ndryshimet kushtetuese pritet të miratohen seancën e nesërme plenare.

Letra e Vasilit dhe Bykykbashit

Në vijim të mbledhjes së djeshme, ripërsërisim vullnetin e Opozitës së Bashkuar, për të vijuar punën bashkërisht për të gjetur një zgjidhje të pranueshme nga të gjitha palët, me qëllim arritjen e konsensusit për çdo ndryshim, kushtetutes apo ligjor, që prek zgjedhjet. Ky ishte qëllimi për të cilin bashkërisht ramë dakord për ngritjen e Këshillit Politik.

Në këtë kuptim, ritheksojmë edhe njëherë gatishmërinë tonë për të vijuar dialogun, me qëllim ecjen përpara në një proces gjithëpërfshirës dhe një produkt konsensual.

Propozimi juaj për t’i bërë fakt të kryer ndryshimet e njëanshme kushtetuese shkatërron konsensusin, shkel marrëveshjet e 14 Janarit dhe 5 Qershorit të nënshkruara nga vetë Partia Socialiste, dhe sjell pasoja të rënda për stabilitetin, demokracinë dhe integrimin europian të vendit.

Opozita e Bashkuar paraqiti këtë propozim në mbledhjen e datës 28 Korrik 2020:

1.      Të ndalet ndryshimi i njëanshëm kushtetutes.

2.      Të punohet bashkërisht, pa humbur kohë, për hartimin e një amendamenti të përbashkët që mundëson hapjen e listave, pa asnjë ndryshim tjetër shtesë.

3.      Të shfrytëzohet kjo kohë që të detajohen rregullat shoqëruese në Kodin Zgjedhor, me qëllim që ndryshimi kushtetues dhe rregullat shoqëruese të Kodit Zgjedhor për hapjen e listave, të shkojnë si një paketë e vetme për miratim në Parlament.

Opozita e Bashkuar është e gatshme që të vijojë dialogun politik, në një proces gjithëpërfshirës dhe të hapur, duke mos ndërmarrë hapa të njëanshëm që shkelin Marrëveshjen politike të 14 Janarit dhe zhbëjnë Marrëveshjen e 5 Qershorit.

Ju sjellim në vëmendje se çdo akt i njëanshëm, aq më tepër akte që prekin drejtpërdrejt zgjedhjet, cënojnë rëndë legjitimitetin e zgjedhjeve dhe qeverisjet që dalin prej tyre. Gjithashtu, çdo akt i njëanshëm, është një hap me pasoja të rënda që në vend që të kontribojë në procesin e integrimit europian, e pengon atë duke izoluar Shqipërinë dhe shqiptarët. Për këto arsye, gjithëpërfshirja dhe konsensualiteti është rruga e pashmangshme, në të mirë të Shqipërisë dhe në interes të qytetarëve shqiptarë.

Në këtë kuadër, propozojmë mbledhjen e Këshillit Politik, ditën e sotme, 29 Korrik 2020, ora 18:00.

Letra e Gjiknurit

I nderuar koleg,

Në respektim të rendit të ditës, mbledhjen e djeshme u njohëm me opinionin e sjellë nga ekspertët e pavarur të atashuar pranë Këshillit Politik lidhur me pyetjet e mia nëse amendamentet kushtuese që ndodhen në procedurë parlamentare pengojnë apo lejojnë hapjen 100% të listave të kandidatëve dhe garën me koalicione parazgjedhore.

Ekspertët, në opinionin tanimë të bërë publik konstatuan se amendamentet nuk pengojnë hapjen 100% të listave të kandidatëve ashtu sikurse nuk pengojnë grupimin në koalicione parazgjedhore. Sipas ekspertëve, modalitetet e përcaktimit të nivelit të hapjes së listave nga 2/3 deri në 3/3 dhe modalitetet e grupimit të partive në koalicione parazgjedhore, e regjistrimit të kandidatëve duhen përcaktuar në Kodin Zgjedhor.

Duke marrë në konsideratë shqetësimet tuaja që lidhen me kërkesën për hapje 100% të listave dhe mospengimin e koalicioneve parazgjedhore, mazhoranca në mbledhjen e djeshme të Këshillit Politik ofroi një propozim konsensusi sa vijon:
 

  1. Miratimi i amendimeve kushtetuese të cilat edhe sipas opinionit të ekspertëve të pavarur nuk pengojnë as hapjen 100% të listave të kandidatëve dhe as koalicionet parazgjedhore.
  2. Reflektimin më pas të këtyre amendimeve kushtetuese në ligjin elektoral përmes një procesi diskutimi në Këshillin Politik. 
  3. Përsa i takon shqetësimit të opozitës jashtëparlamentare për çështjen e modaliteteve të krijimit dhe regjistrimit të kandidatëve nga koalicionet parazgjedhore, kjo është një çështje që përcaktohet në Kodin Zgjedhor. Në fazën e ndërhyrjes në Kod, përveç ekspertizës që do të merret nga ODIHR, të shqyrtohen të gjitha opsionet e artikuluara nga opozita jashtëparlamentare gjatë diskutimeve të deritanishme në Këshill, siç janë modeli letonez/ hollandez dhe belg. Gjithashtu, të hulumtohet çdo model i një vendi të OSBE që aplikon sistem proporcional rajonal me lista të hapura si ky që ka Shqipëria.

Gjatë mbledhjes së djeshme, ju si përfaqësues të opozitës jashtëparlamentare nuk dhatë një përgjigje për këtë propozim konsensusi të ofruar nga mazhoranca.

Duke shpresuar se gjatë këtyre orëve keni reflektuar mbi këtë propozim dhe do të jepni qëndrimin tuaj, konfirmoj prezencën në mbledhjen e sotme të Këshillit Politik në ora 18:00 në sallën ovale të Pallatit të Kongreseve.

https://youtu.be/LXfQZbKZBeo