Rama apel qytetarëve: Ju lutem mbani maska në mjedise të mbyllura

Kryeministri, Edi Rama, e ka nisur ditën me një mesazh sensibilizues, duke apeluar qytetarët qëtë mbajnë maskat në ambjentet e mbyllura.

"Mirëmëngjes dhe me lutjen për mbajtjen e maskës në mjedise të mbyllura, që të mbroni veten, familjen, të afërmit dhe të tjerët rreth jush, ju uroj një ditë të mbarë" shkruan Rama në facebook duke e shoqëruar postimin me foton e tij me maskë të zezë të personalizuar me logon e Kryeministrisë.

Një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë raportoi për 117raste të reja me Covid 19 dhe katër viktima.

Mes rasteve të reja pozitive me koronavirus ishin dhekryebashkiaku Erion Veliaj dhe deputetët Ralf Gjoni, Eljo Hysko dheEnver Roshi, të cilët mësohet se janë në gjendje të mirë në banesat e tyre.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”po trajtohen 123 pacientë, 22 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë tëintubuar.

Aktualishtnë vendin tonë janë 2060 raste aktive, ndërsa janë shëruar 2789 qytetarë.

Përdorimii maskave dhe ruajtja e distancës janë e vetmja mënyrë për të ndërprerëpërhapjen e koronavirusit.