Veliaj me COVID- 19, Rama: Ishallah s’ma ka lënë mua stafetën
Kryeministri Edi Rama duket se është frikësuar nga rritja e numrit të të infektuarve me covid, por më shumë nga rasti i kryebashkiakut, Erion Veliaj. I pajisur me maskë, të cilën nuk e ka hequr as në mjediset e jashtme, Rama uron që Veliaj të mos ja ketë lënë atij virusin.
Tirane - Sjellja e kryeministrit ndaj COVID-19 ka ndryshuar. Pas rritjes së numrit të të infektuarve në vendin tonë, Edi Rama ka nisur të kujdeset më shumë për shëndetin e tij, seç bënte më parë.
Kjo shihet edhe në vizitën e tij në njëthertore në Lezhë, ku ishte i pajisur me maskë edhe në ambjentet e jashtme.
Infektimi i kryetarit të bashkisë së Tiranës e ka frikësuar më shumë në raport me Covid 19.
“Distancë në ambientet e jashtme dhe maskat në ambientet e brendshme dhe jeni në rregull. Edhe Lali Erin në distancë e kam mbajtur, ishallah po e kalon lehtë ai dhe s’ma ka lënë mua stafetën”, tha Rama duke qeshur.
Nga kjo pandemi nuk kanë shpëtuar ass politikanët, ku të paktën 3 prej tyre kanë rezultuar pozitiv, ndërsa Adriatik Alimadhi pas shtrimit në spitalin e Infektivit arriti ta fitojë luftën ndaj COVID.