Ndalohet muzika pas orës 20:00, Manastirliu: Rritje e infeksionit COVID-19 në shtator, tetor, nentor

Ndalimii muzikës pas orës 20:00 dhe mbyllja e lokaleve të natës ka marrë formënligjore në Parlament. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi sejanë pikërisht këto ambiente të cilat janë shndërruar në vatra të rrezikshme tëpërhapjes së infeksionit. Ndërsa pas tre rasteve me Covid në Kuvend, deputetiHalit Valteri kërkon testim të të gjithë deputetëve.

Akti normativ për ndalimin e muzikës pas orës 20:00dhe ndalin e aktiviteteve në klubet e natës ka marrë vlerë ligjore që prejkësaj mërkure. Kuvendi e miratoi sotme 87 vota pro, 11 kunder e 2 abstenim.

Nga foltorja e parlamentit, Ministrja eShëndetësisë  Ogerta Manastirliu deklaroise vatrat e rrezikshme të infeksionit janë pikërisht këto ambiente, ndërsatheksoi se neglizhenca e të rinjve mund të infektojë çdo moshë.

Ogerta Manastirliu:Masatqë po marrin, qoftë akti normativ që miratojmë sot dhe ai  i detyrimit tëvendosjes së maskave në ambiente të mbyllura janë masa të vlerësuara për uljene zinxhirit të infeksionit dhe përhapjes së tij.Është analizuar që ata qëfrekuentojnë klubet e natës janë përhapës të një zinxhiri infeksioni përgjatëkësaj periudhe. Ata bëhen vektorë të shpërndarjes së infeksionit të moshave tëtjera. Miratimi i këtij akti normative vjen në kohën e duhur në kuadër tëzbatimit të masave antikovid.

Pas konfirmimit të tre deputetëve me Covid,përfaqësuesi i opozitës së re Halit Valteri kërkoi kryerjen e tamponit për tëgjithë ligjvënësit.

Për përballimin e situatës pandemike e cila sipasekspertëve pritet të jetë më e vështirë në periudhën vjeshtë-dimër, ministrjaManastirliu deklaroi se po përgatiten jo vetëm për hapjen e spitaleve Covid poredhe për shtimin e stafeve mjekësore.

OgertaManastirliu: Ajoçfarë jemi duke bërë është për të marrë masa parandaluese.Ky akt normativ vjennë kuadër të këtyre masave. Po punojmë të fuqizojmë skuadrat lëvizëse tekurgjencat kombëtar në funksion të dhënies së shërbimit në banesë për qytetarëtqë kanë nevojë. Po fuqizojmë kapacitetet spitalore edhe ato rajonale. popërgatisim skuadrat e rezervës për hapjen e spitaleve COVID-3 e COVID-4 dhe vijojmëkapaicitetet e testimit. Periudha që na pret në shtator, tetor, nëntor kërkonvijimin e marrjes së masave. Cdo masë restrictive nuk është e lehtë por edomosdoshme.

Në funksion të situatës pandemike Ministria e Shëndetësisë po vlerëson hapjen e spitalit Covid 3 dhe spitalit Covid 4, si dhe të shtojë kapacitete e grupeve të terrenit në urgjencën kombëtare.

https://youtu.be/FycUWdicl5o