Akuzohet se hodhi gruan nga ballkoni, 47-vjeçari e mohon: U hodh vetë

Gjykata e Fierit la në burg 47-vjeçarin nga Patosiqë akuzohet se dhunoi e hodhi nga ballkoni ish-bashkëshorten, ngjarje e shënuarnë fundjavë në qytetin e Patosit. Por burri në gjykatë, pretendoi se ish-bashkëshortjamashtron, duke deklaruar se ajo u hodh vetë nga ballkoni.

Ky është Saimir Rrapallari, 47-vjeçari që akuzohet se dhunoi dhe më pas hodhi nga ballkoni ish-bashkëshorten 38-vjeçare, ngjarje e shënuar të shtunën në qytetin e Patosit.

Sipas Policisë ai kahyrë në banesën ku ish-bashkëshortja jetonte me qira pa pëlqimin e saj dhe pasie ka dhunuar e ka rrëzuar nga kati i dytë i banesës.

Për këtë akt gjykata eFierit vendosi ta mbyllë në qeli, me masë sigurie "arrest me burg".

Por para gjykatës,47-vjeçari kishte një tjetër variant të rrjedhës së ngjarjeve.

Saimir Rrapallaripretendon se ai kishte shkuar për të marrë vajzën, pasi kishte nënën e sëmurë,por ish-bashkëshortja ka sajuar dhunën.

Ai thotë se gruaja ështëhedhur vetë nga ballkoni.

Por version i burritnuk e ka bindur gjyqtarin, Piro Sota, i cili pranoi kërkesën e prokuroritDorjan Tafili dhe vendosi ta mbajë në burg.

38-vjeçarja ndërkohëmbetet në spitalin e Fierit, pasi ka marrë fraktura dhe politrauma.

Çifti ishte ndarë disa kohë më parë, ndërsa gruaja kishte urdhër mbrojtje nga gjykata ndaj ish-burrit.

https://youtu.be/YzFe6s20xJY