Nuk raportoi sulmin me armë ndaj dyqanit që ruante, arrestohet polici privat

Punonjësii policisë private që ruante dyqanin e elektroshtëpiakeve në Tiranë, ndaj tëcilit u qëllua me armë ka rënë në prangat e policisë për moskallëzim krimi.

"Sherbimet e Policisë në Komisariatin e Policisë Nr,6, pas denoncimit të marrë nga shtetasi S.A.,  se në biznesin e tij kishte gjetur disa gëzhoja armë zjarri si edhe xhamin e derës të thyer, menjeherë organizuan punën, u ngrit grup hetimor dhe u kryen veprimet e para proceduriale. Në përfundim të veprimeve të para  ku u bë arrestimi në flagrancë  i shtetasit P.M., 46 vjeç" njofton policia.

Sipasbluve, roja private në momentin e ngjarjes  ka qenë iplanizuar në shërbim dhe i ka vënë re autorët, por nuk ka lajmëruarPolicinë e Shtetit si dhe nuk ka raportuar sallën dhe as eprorët e tij.

Gjatë kontrolleve të ushtruara për kapjen e autorëveshtetasit  E.B, i kane gjetur disafishekë luftarak i cili në perfundim të veprimeve të para u procedua ne gjendjetë lirë.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes,  dhe kapjen e autoreve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për  veprat penale“Moskallzimi i krimit” dhe “Shperdorim i detyres”.