Skandal me dosjen "339", SPAK firmosi masë sigurie edhe për dy të vdekur

Arrestimet e bujshme të dosjes 339 janë pasuar edhe menjë skandal pasi në kërkim janë shpallur edhe dy ish-komisionerë që rezultojnëtë vdekur. Ndër emrat për të cilat SPAK ka kërkuar arrestin janë edhe dypersonat që kanë ndërruar jetë, njëri në vitin 2017 dhe tjetri në dhjetor të2018. Bëhet fjalë për Kasem Lalën, ish-komisioner i PS dhe Besim Bregu i PD tëcilët nuk janë cregjistruar nga gjendja civile.

Tirane- Dy prej 22 ish-komisionerëve për të cilët SPAK firmosi një ditë më parë urdhërarrestet kanë ndërruar jetë.

Bëhet fjalë për KasemLalën nga PS dhe Besim Bregun nga PD, ndaj të cilëve gjykata ka vendosur masëne arrestit në mungesë edhe pse kanë ndërruar jetë.

Ky fakt është verifikuarnga policia, pasi marrjes në dorë të vendimit të gjykatës për ekzekutimin emasave të caktuara në mungesë.

Efektivët kanë marrëinformacion se dy prej personave për të cilët ishte vendosur arresti kishinndërruar kete dhe kete informacion oficerët ia kanë përcjelle SPAK.

Por në fakt të dy tëndjerët rezultojne në sistemin e gjendjes civile të paçregjistruar, dhe kjo ika bërë prokurorët e çështjes që të nxjerrin urdhrin e arrestit duke mos diturfaktin e ndarjes nga jeta të dy të pandehurve.

Kasem Lala i ditëlindjes 1967 mësohet se kandërruar jetë në 2017 ndërsa Besim Bregu i datëlindjes 1956 ka vdekur nëdhjetor të 2018.

Gjykata ka vendosur në tërësi masën arrest me burg për 11 prej ish-komisionerëve, për tetë prej tyre masën arrest shtëpie ndërsa vetëm për tre masën dëtyrim paraqitje.

Të enjten do të zhvillohetnë gjykatë edhe verifikimi i masës së sigurisë për të pandehurit, ndërsa për dytë ndjeret hetimet do të pushojnë në momentin që nga të afermit e tyreparaqitet në gjykatë certifikata e vdekjes.

Tri episodet e manipulimittë procesit zgjedhor përmes votimit ne emër të qytetarëve që ndodheshin jashtështetit janë zbardhur në kuadër të hetimeve për dosjen 339 ku edheish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako është evidentuar në përgjime mevëllezërit Avdylaj.