PS nuk heq dorë nga 30 korriku, fton Bashën të reflektojë sot
Mazhoranca nuk tërhiqet nga ndryshimet kushtetuese. Edhe padakordësinë e PD, socialistët do të votojnë me 30 korrik nismën që do të çojënë hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.
Për këtë u kujdes kreu i grupit socialist, Taulant Balla, i cilie bëri të qartë në seancën plenare se PSe ka seriozisht me listat dhe koalicionet.
Taulant Balla: Si mund të hapen listat 100% pa u votuar ndryshimet kushtetuese. Këtë Luli e fsheh nuk e thotë.Nesër më 30 korrik pa pritur Lulin të bie dakord, edhe pse shpresoj që dita e sotme të jetë një ditë reflektimi për të rënë dakord, është njësoj sikur të presësh Zenin të pranojë se është thjesht një sekser që ka abuzuar me pushtetin e babit.Të presësh Lulin të bie dakord për listat e hapura është njësoj si të biesh dakord me Zenin për krimbin brenda boronicave.
Gjatë ditëve të fundit, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar takime me Presidentin, Kryeministrin dhe kreun e PD për marrëveshjen e 5 qershorit dhe për ndryshimet kushtetuese.
Në njoftimin e selisë diplomatike i jep legjitimitetParlamentit për nismën kushtetuese, por i kujton PS-së që PD dhe LSI janë njërealitet politik.
Yuri Kim: Parlamenti kakompetencat dhe përgjegjësinë për të marrë në shqyrtim dhe miratuarlegjislacionin. Në të njëjtën kohë, edhe pse ata të cilët “dogjën mandatet etyre”, kanë djegur pretendimet që mund të kishin për kompetenca dhe përgjegjësinë Parlament, nuk mund të injorohet fakti se ata, gjithsesi, përfaqësojnë njëpjesë domethënëse të votuesve shqiptarë. Për këto arsye, nënvizuamgjithëpërfshirjen dhe transparencën me të cilat partitë arritën marrëveshjen e5 qershorit duhet të jenë norma në marrjen e veprimeve të rëndësishmekombëtare.
Ambasadorja amerikane i kujton Edi Ramës premtimin e dhënëqë me votimin e 30 korrikut nuk mbyllet dialogu për listat dhe koalicionet.
Yuri Kim: Drejtuesitpërkatës kanë deklaruar se çdo veprim i Parlamentit nesër nuk i mbyll negociatate nisura në Këshillin Politik rreth listave të hapura dhe koalicioneve. Ne dotë shohim nëse drejtuesit do ta mbajnë fjalën e tyre.
Nesër do të duhen 94 vota për të ndryshuar Kushtetutën, dukeu kthyer në një rrezik për infektim për deputetët. Edhe pse disa prej tyretregojnë se nuk kanë frikë nga kolegët e tyre.
Jo vetëm në sallë por edhe në kafenenë e sajuar në oborrin eparlamentit.