Tërmeti në Durrës: Ekspertiza shpëton pronarin e lokalit të akuzuar për "vrasje"
Gjykata e Durrësit ka liruar nga qelia pronarin enjë lokali që akuzohej se ndërhyrja në strukturë shkaktoi shembjen e pallatitpas tërmetit në Durrës. Vendimi është marrë mbi bazë të ekspertizës që kavlerësuar se shkak për shembjen u bë cilësua e dobët e betonit dhe jondërhyrjet e biznesmenit.
Durres- Vetëm dy ditë ka qëndruar në qeli, Artur Terziu, pronari i një lokali në një prej pallateve që u shemb gjatë tërmetit në Durrës, duke shkaktuar dy viktima.
Ai ishte në kërkim përrreth 7 muaj me akuzën “vrasje në rrethana cilësuese”, pasi prokuroria e akuzoipas tërmetit se kishte ndërhyrë në strukturën e pallatit duke holluar kolanat,çka ndikoi në shembjen e objektit.
Por ekspertiza ethelluar ka rrëzuar pretendimet e akuzës, dhe ka dalë në përfundimin se shkakpër shembjen e pallatit, ishte cilësia e dobët e betonit dhe jo ndërhyrja nëstrukturë e kryer nga biznesmeni.
Në këto kushte gjykatai ka hequr akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese duke lënë në fuqi vetëmakuzat falsifikim dhe ndërtim pa leje.
Për këto akuza,gjyqtari Paulin Cera ka marrë ndaj tij masën e sigurisë, detyrim paraqitje,duke e nxjerrë nga qelia.
Në një tjetër, vendim,i njejti gjyqtar ka vendosur detyrim paraqitje edhe Arben dhe Dëshira Qaton, çiftitqë është pronar i Vilma Palma, gjithashtu të shembur nga tërmeti.
Prokuroria e Durrësitnjoftoi se ka vendosur apelimin e vendimeve për dy biznesmenët, duke kërkuarrikthimin e tyre në qeli në kuadër të hetimeve për ndërtimet vrasëse.