Përplasja - Turqia dhe Greqia në "luftë" deklaratash për Hagia Sofia-n

Turqiadhe Greqia kanë shkëmbyer deklarata  tëashpra për shndërrimin e Hagia Sophia në Stamboll në një xhami, një ditë pasilutjet islame u mbajtën në sitin antik për herë të pas 90 vitesh.

Marrëdhënietmidis aleatëve të NATO-s Ankarasë dhe Athinës kanë qenë jo të mira muajt efundit, por tensionet kohët e fundit janë rritur në lidhje me Hagia Sofia dhe resursetenergjike në Mesdheun lindor.

"Ne shohim se objektivat e atyrevendeve që kanë bërë kaq shumë zhurmë ditët e fundit nuk janë Hagia Sophia apo MesdheuLindor,"- tha Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në një fjalim televiziv të shtunën.

"Synimet e tyre janë prania evetë kombit turk dhe myslimanëve në këtë rajon." – shtoi ai.

Aigjithashtu dënoi deklaratat armiqësore të qeverisë greke dhe anëtarëve të Parlamentitdhe flakjen e flamurit turk në qytetin grek të Selanikut.

Erdoganu bashkua me mijëra qytetarë për lutjen e parë islamike të premten qëkur HagiaSophia u rikthye në një xhami.

Hagia Sophia ishte më parë një muze dhe shumica e grekëve e shikojnë atësi thelbësore për fenë e tyre ortodokse.

Kambanat e kishave ranë në shenjë zije në të gjithë Greqinë të premten.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis të premten tha se ajo që po ndodhtenë Stamboll nuk ishte "shfaqje eforcës, por dëshmi e dobësisë".

Ai gjithashtu e quajti Turqinë një "telash" dhe shndërrimi i ndërtesëshistorike "një sulm ndaj civilizimittë shekullit XXI".

Në një deklaratë të Shtunën, zëdhënësi i ministrisë së jashtme turke tha:"Greqia tregoi edhe një herëarmiqësinë e saj ndaj Islamit dhe Turqisë me arsyetimin se reagoi ndaj XhamisëHagia Sophia që u hap për lutje."

Ministria e Jashtme Greke u përgjigj me deklaratën e saj, duke thënë: "Komuniteti ndërkombëtar i shekullit 21është i habitur kur vëzhgon hallakatjen fanatike fetare dhe nacionalistët eTurqisë së sotme".