Në kërkim prej muajit shkurt, arrestohet 26-vjeçari në Shkodër, qëlloi me armë në ajër pas një konflikti
Policia e Shkodrës vijon punën për kapjen dhe ndalimine personave të shpallur në kërkim.
Një 26-vjeçar është vënë në pranga pasi ishte shpallurnë kërkim në muajin shkurt të vitit 2020.
Shtetasi G.U se bashku me një person tjetër ukonfikliktuan me shtetasin T.A, të cilët e kanë goditur me sende të forta, e mëpas 26-vjeçari kishte qëlluar në ajër.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 12.02.2020, në vendin e quajtur “Parrucë” në lagjen "Qemal Stafa", Shkodër, duke udhëtuar me mjetin tip “Benz ML”, së bashku me një shtetas tjetër, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin T. A., 32 vjeç, banues në Shkodër, të cilin e kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime të lehta, ndërsa shtetasi G. U. ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas janë larguar'', thuhet në njoftimin e policisë.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së ParëShkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar për vepratpenale "Armëmbajtja pa leje" dhe “Plagosja e lehtë me dashje” e kryerne bashkëpunim”.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit GjyqësorShkodër, për veprime të mëtejshme.