Caka: PS kërkon lista të hapura por pak të kapura, nuk ngopim dot orekset e Ramës
Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka, thotë se mazhoranca nuk ështëserioze në kërkesën e saj për hapjen e listave.
Për Ora News, ajo thotë se orekset e kryeministrit ndryshojnënga dita në ditë në varësi të leximit që u bën sondazheve dhe opozita jashtëparlamentarenuk mund ti shkojë pas avazit.
Caka: Ideja e listave tëhapura nuk ka qenë e tyre por e Edi Ramës. Sot jemi me një forcë politike që i kërkonlistat e hapura por pak të kapura. Ky ndryshim i humorit dhe i kërkesave ngadita në ditë në varësi të çfarë i lexojnë sondazhet Edi Ramës nuk duhet të jetëpjesë as e diskutimit politik, as në këshillin politik dhe as në tryezat tona tëpërditshme. Ne nuk mund të shkojmë pas orekseve të Edi Ramës, kemi bërë disakompromise me këshillin politik, me pjesëmarrjentonë. Nuk mund të ngopim dot orekset e përditshme të Edi Ramës.
Partia Demokratike në hedhur në publik propozimin për njësistem të hapur mazhoritar.
Por Caka nënvizon se çdo sistem që propozohet duhet të ketënjë studim të mirëfilltë dhe të parashikohen dhe pasojat që sjellë.
E ndërsa PS ka propozuar hapjen e 2/3 të listave për tëgarantuar përfaqësimin e grave, Caka thotë se halli i Ramës "fle"diku tjetër.
Caka: Ky nuk është qëllimikryesor i Edi Ramës, nuk është ky problemmi në hapjen çerek të listave por kadisa detyrime për të shlyer kundrejt atyre personave që kanë financuar ardhjen etij në pushtet dhe kanë blerë votat për PS, dhe njerëz të njohur nga bota ekrimit. Ky është meraku kryesor i Edi Ramës.Janë disa njerëz që ai nuk do tifusë në votim për qytetarët.