Fenomeni i rrezikshëm: Ka qytetarë që e mbajnë të fshehur infektimin nga Covid, marrin mjekim interneti

Veç rritjes së rastit të infeksioneveme Covid në vendin tonë, një fenomen tjetër i shfaqur rishtazi po shndërrohet nënjë rrezik real dhe burim infeksioni.

Bëhet fjalë për njerëz qëshfaqin simptomat të koronavirusit, por e mbajnë të fshehur dhe kurohen vetëduke u bazuar në informacione në internet.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj,i ftuar në Ora News apeloi qytetarët që për çdo shqetësim të shëndetit të tyre të kontaktojnë mjekun e familjes ose 127 dhe është mjeku që përcakton nëse ata kanë Covid apo jo,  por edhe kurën përkatëse.

Brataj: Ka diçka që është shqetësuese. Ka njerëz që janë të sëmurë, kanë shenja dhe simptoma, kërkojnë këshillim, nuk kërkojnë tamponë, nuk duan të regjistrohen, duan të ruajnë anonimitetin sepse kanë frikë se do të merret vesh se janë të infektuar nga Covid. Kjo është akoma më e rrezikshme.Ka njerëz që shenjat e para i kurojnë vetë. Bëra një status para ca ditësh: Jo mjekim interneti.

Qarkullojnë protokolle të ndryshme ku gjithë medikamentet janë të përziera njëra me tjetrën por çdo terapi është rast pas rasti vetëm me këshillë mjekësore. Filloje me mjekun e  familjes ose 127 dhe pastaj kalo te specialisti, pneumologo ose infeksionisti për të zgjidhur problemin. Kjo përqindje njerëzish e këtij mentaliteti është burim infeksioni.

Veç faktit që nuk do që ta dinë të tjerët dhe e kuron vetë, nuk respekton as karantinën dhe nuk ke si ta monitorosh. Pavarësisht se tani ka edhe sëmundje të tjera, për çfarëdo lloj shenje duhet kontaktuar me mjekun.E përcakton mjeku specialist.

Intervista në studio me gazetaren Matilda Mcini, përgatiti për online Besjana Kuçana